Ponta në Tiranë, Rumania premton njohjen e Pavarësisë së Kosovës

redaktor

Në konferencën e posaçme me kryeministrin e Rumanisë, Viktor Ponta, kryeministri Edi Rama vlerësoi Rumaninë si një vend mik, me të cilin na bashkon historia si dhe ndihmën që i ka dhënë e do i japë Shqipërisë për tu bërë pjesë e BE.

“Rumania një vend me të cilin na bashkon një histori e gjatë. Një vend mik me të cilin na lidh historia dhe kultura dhe janë të shumtë emrat familjarë për shqiptarët që dëshmojnë këtë lidhje të thellë dhe të vjetër me Rumaninë. Folëm për domosdoshmërinë e forcimit të marrëdhënieve në të gjitha planet. Forumi ekonomik mes dy vendeve është për ne një hap pozitiv, që kërkon shtysë të dyanshme për të rritur shifrat e bashkëpunimit ekonomik. Rumania është pikë referimi si vend anëtar në BE, prej të cilit kemi shumë për të mësuar nga eksperienca e intrgrimit të tyre dhe kryeministri Ponta me shumë përzemërsi na ka ofruar të bëhemi pjesë e eksperincës duke na ofruar një nivel ekspertësh. Një nga celsat e suksesit ekonomik të qeverisë së tij është zhbllokimi i fondeve që lidhen me BE, eksperienca rumune do jetë një mbështejtne shumë e fortë në këtë drejtim edhe për ne.

“Një tjetër histori suksei në Rumani është luftas me krim,in e organizuar dhe në këtë drejtim ne jemi jashtëzakonishrt të kaënaqur që na ofrohet një ndihmë e drejtpërdrejt”, tha Rama më tej.

Kryeministri Rama bëri me dije se ka marrë mbështetjen e homologur rumun se shumë shpejt vendi i tij do të njohë zyrtarisht shtetin e Kosovës.

“Dua ti shpreh mirënjohjen në emër të gjithë shqiptarëve për rolin e tij në lidhje me Kosovën, qëndrimi i kryeminsitrit na jep shpresë se në një kohë jo të largët edhe Rumania do i bashkohet vendeve që e kanë njohur Kosovën”, shtoi ai.

Share This Article
2 Comments
  • Forca e ketij mashkulli eshte qe te njohe kosoven shtet….ndersa per ndihme po u them une :qe rumunet ne cdo cep te europes qe te shkosh ta marrin buken nga dora.

  • KETE ME DUKET SE E PREMTOI RAMA SEPSE VETE PONTA THA SE NE E SHOHIM ZGJIDHJEN E KETIJ PROBLEMI TEK ANETARESIMI NE BE I KOSOVES DHE SERBISE.

    POR GAZETAT BYTHLEPIRESE TE RILINDJES E KANE PER ZAKON TI MBUSHIN FAQET ME PROPOGANDE, NJELLOJ SI TEK TONY BLAIR, I CILI THA SE PAGUHEJ ME FATURA TE PLOTA PER SHERBIMET E KONSULENCES NDAJ PS-SE NE OPOZITE DHE SHTETIT SHQIPETAR ME VONE.

    GAZETAT CITUAN RAMA BYTHEN I CILI THA SE NUK PAGUAJME ASGJE PER SHERBIMIN E TONY BLAIR (THUAJ SE PUNONTE PER BAMIRESI MIKU), VETEM KUR DOLI KRRRRROUN AGJENTS ME 30 MILION EURO NE VIT PASTAJ.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *