Rreth 50 familje të fshatit Kodra-Bujaras të komunës Gjergjan, kanë protestuar dje ndaj një vendimi të Këshillit të Komunës. Sipas banorëve, tokat që ata kanë në përdorim do t’i kalojnë një firme private në kuadër të një projekti për pyllëzimin e zonës. Banorët shprehen se kjo tokë është e vetmja mundësi jetese për ta dhe këto toka janë të gatshëm t’i marrin vetë me qira. Kreu i Këshillit Fatmir Çekrezi tha se tokat do i kalojnë firmës që fitoi ankandin për pyllëzim.
