Mesila, frikë nga përjashtimi: Do flas derisa të shpiket ai “neni”

anazapta

Situata brenda godinës së SHQUP-it nuk është aq e qetë sa mundohet ta paraqesë kryetari i PD-së me një buzëqeshje pas çdo daljeje publike. Oponentët e Lulzim Bashës nuk ndihen të sigurt për karrierën e tyre politike. Shumë syresh flasin në tryeza se ndihen të mënjanuar nga kryetari i ri, edhe pse me Berishën kanë pasur një karrierë për t’u pasur zili. Ka nga ata që këtë shqetësim e shprehin dhe hapur, siç është deputetja Mesila Doda e cila me sa duket nuk është në planet e partisë që ka në kokë Basha. Deputetja e cila njihej si një mbështetëse e deputetit të ndjerë Sokol Olldashi, ka folur hapur duke lëshuar disa kritika ndaj selisë blu.

“PD është e destinuar të forcohet vetëm duke ndryshuar veten. Unë sot flas për PD dhe do vazhdoj të flas, sepse është ky momenti i ristrukturimit, kjo është ende koha e pas-humbjes dhe kjo kohë mundet të na shërbejë për të rikthyer frymën e vërtetë të debatit, të objektivitetit në evidentimin e fenomeneve negative që mbisunduan vitet e fundit dhe mbi të gjitha të mundësojmë transformimin në një parti të formatit modern, në një parti në të cilën piramida e pushtetit mundet të kthehet lehtësisht me bazë lart, pasi është kontributi i bazës së gjerë të militantëve që sjell suksesin e një force politike e bashkë me të edhe suksesin e kreut”, shprehet Doda.

Por ajo nuk nguron të flasë edhe për frikën se mund të përjashtohet nga PD. “Për ata që ende s’duan ta kuptojnë, do të thotë se unë do vazhdoj të mbetem në PD, do kërkoj të bëj një PD më të mirë, siç deklarova ditën kur mësuam humbjen e 23 qershorit, derisa të shpiket një nen i ri në statutin e PD që quhet përjashtim. Deri atëherë do duhet që të gjenden edhe arsyet pse mund të përjashtohet një anëtar dhe deputet…Por, a mund të jetë argument keqpërdorimi i lirisë në Shtëpinë e Lirisë?”-shprehet Doda.

 

Situata brenda PD dhe njerëzit e Berishës

Mesila Doda prej disa muajsh ka qenë kritike me zhvillimet brenda partisë së saj. Ajo gjatë garës për kreun e partisë u pozicionua qartë në krah të Olldashit dhe kjo e bëri që të shihej si armike nga Lulzim Basha. Gjatë muajve të vjeshtës ajo pati dhe shtrëngim duarsh me kryeministrin Rama duke sjellë reagime të ashpra kundra saj brenda opozitës. Por, Doda nuk është e vetmja që e ka jetën e vështirë në atë parti. Edhe Jozefina Topalli nuk ndihet fare në komoditet, dhe as Majlinda Bregu. Basha këto dy figura ka vendosur që do t’i zëvendësojë me Jorida Tabakun dhe Grida Dumën. Të përjashtuar edhe pse jo zyrtarisht ndihen dhe Astrit Patozi dhe Ridvan Bode, për të mos folur për emra të tjerë. Shumë nga emrat që janë të mënjanuar kanë qenë në poste të larta në kohën e Berishës dhe duke qenë se Lulzim Basha është vendosur në krye nga Berisha do të ishte logjike që të ishin të njëjtët figura që do të ishin në krye. Por Berisha në këtë pikë i ka lënë dorë të lirë Lulzim Bashës. Ai i ka dhënë vetëm disa emra të paprekshëm dhe me të tjerët të bëjë si ta shohë të arsyeshme kryetari i ri. Berisha në tryezën e Bashës ka lënë një listë me pak emra që do të jenë sërish në kupolën drejtuese të partisë. Bëhet fjalë për njerëz që Berisha ka bashkëpunuar dhe u ka besuar shumë. Duke filluar nga Oerd Bylykbashi, Keltis Kruja, Aldo Bumçi, Eduard Halimi, Genc Pollo e deri te Arben Ristani. Në çdo rrethanë këta do të jenë në forumet më të larta të partisë edhe në vijim. Për pjesën tjetër do të vendosë Basha, i cili ka sfidë të dyfishtë, e para të organizojë partinë e dyta të luftojë ndaj një mazhorance të stërmadhe.

 

Pse nuk duhen zërat kundra?!

Kur je në opozitë është e domosdoshme që partia të jetë tolerante edhe me zërat kundra. Luksi për përjashtime nuk eksiton kjo dhe për efekt numrash. Por me sa duket Basha e ka llogaritur që do të jetë në opozitë për një kohë të gjatë dhe oponentët do ta vështirësonin punën e tij. Pas një viti janë zgjedhjet lokale dhe humbja e pritshme e PD-së do të bënte që zërat kundër të kërkonin që kryetari të merrte përgjegjësitë. Me largimin dhe mënjanim e kundërshtarëve, Basha do të ishte me i qetë me çfarëdo rezultati në pranverën e ardhshme.

 

Share This Article
18 Comments
  • Mesila mos u tremb hap biznesin tend,nje krevat King size dhe dyshek dormeo ..dhe pastaj fal eksperjences qe ke shiko si fluturojne shumat bankare…mos harro te rapprtosh tek Visho Ajazi qe te quhet si biznes i ligjshem…te lind e drejta te punesosh shoqet si, Jozin…Bregun…Vokshin dhe ndonje Dud tjete qe e ke per zemer….Good luck heart.

  • Ti i pershtatesh nje parti Kristian-demokrate por jo ne nje parti Islamike me emrin PD?
    Te gjith te krishteret duhen te distancohen nga kjo Parti me emrin PD qe ka per qellim sjelljen e Islamizmit ne Shqiperi!

  • Një parti pa parime,një parti konspirative,një parti katundarësh me kollaro,një parti ku kundershtarët eliminohen,një parti ku halabakëria është trupi dhe mendja e saj,një parti turmë,- këtë fund ka. Ikin si minjtë kur ndjejnë se vaporri po mbytet. Edhe miushet ,se për pak harrova!?

  • Eshte e vertete se pd nuk ka qene asnjehere demokratike aq me teper parti e organizuar ,por nje tume kryesisht nga veriu te mbledhur pas berihaj se u be deti kos ,po vijne vaporet nga Amerika dhe ne (dmth ata ), do te hame me luge floriri. Mesila Doda ,si e krishtere nuk e gjen veten te kjo turme islamike me dyshen Sala- Basha ,prandaj edhe si mike e Olldashit eshte menjanuar deri sa ta heqin o te iki me lezet.

  • Mesilke!Te keshilloje ,qe Lulush leourush vesh kaushit,tja varesh te palma ato.Mendoj se ky eshte i vetmi mekanizem ne dockat e tua te buta,se ti ne jete ke pekeledhur vetem sende te buta e ndonjehere te forta te cilat kane shume vlera te larta emocionale,te cilat e kane permisuar ndjeshem cilesine emocionale tejetes tende,prandaj vepro,mos nguro,futu ne veprim e mos qendro pas,se qenrimi pas eshte sektori i Lulushit,ai ka mardhenie perfekte me te pasmet kjo duket nga llaku e shllaku,qe perdor kz pocaku.

  • Kam qene nder themeluesit e PD- se,por ne vitin 1996 e kam dorzuar dokumentin e antarit se si mesues edukator ne gjimnaz nuk e gjeta vehten NE KETE PARTI, mbasi u antarsuan ne kete parti HAJDUTE,KRIMINELE ,TRAFIKANTE FEMRASH,(ndonji nga keta sot eshte ne parlament dhe besnik i sales) PRA KJO ESHTE PARTIA DEMOKRATIKE,MOS PRISNI ME SHUME.

  • E keqja me e madhe e Partise Demokratike ishte se ajo nuk ariti as ta njoh demokracine e brendeshme ne te gjitha veprimtarit e saj dhe vecanerisht ne ndertimin e strukturave te saj. Ndertimi i strukturave te Partise Demokratike ka qene e drejte inkluzive e Berishes dhe e famijes se tij. Gabimi i themeluesve kryesor te Partise Demokratike si Neritan Ceka, Arben Imami etj. ishte se ata nuk arriten dot nivelet e udheheqesve te klasit, por perkundrazi u tregun njerez me nivele shume te ulta dhe u udhehoqen nga interesa karieriste, egoiste. individualiste ej. etj. Keto shfaqje u manifestuan menjeher me fillimin e proceseve demokratike duke dal nga Partia, “Zyra e Punes”, duke ndertuar parti te reja e duke u rrekrutuar me vone ,kete radhe, ne Zyrat e Punes te kompanise Berisha.

  • Ajo qe une di me siguri eshte se ne zgjedhjet lokale ne vitit 2015, Lulka me Fustranelle do te humbase edhe bashkine e Tiranes. Por se cfare do te behet mbas kesaj nuk dihet, qe do te thote a do te jape doreheqjen nga kryetari i PD si humbes (sic e quajti Z. Besnik Mustafaj per “fitoren” ne 8 maj 2011 – “Ky fitues i madh”), apo do te vazhdoje te merret vetem me PD bashke me Z. Sali Vucidoli. Nuk dihet ende! Ajo qe dihet me siguri eshte se kjo parti nuk ka ndermend te riperterihet, te ndryshoje mendesi: do te vazhdoje te mbetet parti fashiste me ne krye kryefashistin Sali Berisha dhe i ndjekur nga nxenesi i tij Lulzim Basha. Nese disa thone se “opozita” eshte aset kombetar, me mire pa kete aset se me nje parti me rrugace, vrases, mashtrues, dhe tradhetare te interesave kombetare.

  • I nderuar shkrues, pse harxhon kohe duke u mare me percarjen e PD. TY duhet te te behet qejfi dhe te jesh i gezuar nese po ndodh kjo ne PD si komunist im papare qe je me gazeten qe perfaqeson. Por duket qarte se venia e Lul Bashes ne krye te PD ju ka prishur gjumin duke e pare si rival dhe vizionar per nje kthim te shpejte te pd ne pushtet. A nuk ishit ju qe flisnit e shkruanit se ka 8 vjet qe qeveriset pd nga kryesi pa mandat, a nuk kritikonit ju Boden e ministar e tjera, Topallin etj se shkelnin statutin, se kishte korupsion, se kishte nepotizem e te tjera e te tjera kritika me vend. Por pse tani ju permendi keto figura si te cmuara tashme por qe ne fakt e cuan Pd ne opozite dhe me numra deputetesh me te ulet te te gjithe koherave. Me keto figura fitoi rilindja e ju i doni perseri keto figura te perfolura qe rilindja te qendroje ne pushtet. Me Bashen kjo qeveri i ka ditet e numuruara dhe e ndjen friken ne do ta mbylle mandatin 4 vjecar apo jo? Sa me shume e shani Bashen ju aq me shume i ritet kredibiliteti atij e ju nuk ju ze gjumi se cafre do te shkruani te nesermen kunder tij e pro atyre qe e larguan PD nga qeverisja. JU per kete ju vjen keq se largimi i Topallit, Bodes etj e sjell shume shpejt Pd ne pushtet. vazhdoni flisni…………………vlera e Bashes eshte ne ngritje gjeometrike .

  • ikni more ndyrsira po beni gjasme se po ka fraksjone ne pd , kjo mesila harron se shqiptaret e kan pare dhe eshte e incizuar dhe neper tv , per fjalet e saj kundra jo opozites se opozite ne shqiperi nuk ka pas dhe nuk do te kete sa te jete kjo klase kriminale politike e sponsorizuare nga ambasadat e huaja , por ndaj njerzeve qe dolen ne protesten e 21 janarit qe masakruan njerze te pa fajshem vetem se po shikonin se cfra po ndollte ne shesh para kryekriminelit sali.

  • Pershesh eshte PD/ja, po ashtui edhe PS/ja, po ashtu edhe LSI/ja e pasur qe gjithnje esHte fituese. Ne nuk e dime se ku do te vemi. Ishalla hyjme ne BE qe te qetesohet kryeminIstri yne, po Berishen nuk e kalon se ne kohen e tij u hoqen vizat, po shyqqhyr qe tani dy kaposhat grindAVECE JANE BARABAR.

  • Deri atëherë do duhet që të gjenden edhe arsyet pse mund të përjashtohet një anëtar dhe deputet…Por, a mund të jetë argument keqpërdorimi i lirisë në Shtëpinë e Lirisë?”-shprehet Doda.

    — PD-ja shtepi-e-lirise?

    Kush merret me keta klloune per hater te zotit…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *