Një qytet pa shatërvan? Tirana

anazapta

Keni kaluar ndonjëherë nga Zogu i Zi? E keni venë re që ai shatërvani i famshëm nuk funksionon? Se mos vetëm ai! E keni venë re se në Tiranë nuk ka më asnjë shatërvan me ujë? Ndoshta kaloni herë pas here pranë tyre dhe ju është mësuar syri, apo ndoshta keni menduar se shatërvanët në qytetin tonë janë të ndërtuar për mos të mbajtur ujë brenda. Por, në fakt, nuk është kjo e vërteta.

Kemi bërë një vëzhgim në  shatërvanët më kryesor të kryeqytetit, duke sjellë në këto faqe foto të bëra ditët e fundit. Pamja është kështu; ose nuk kanë asnjë pikë ujë ose kanë ujë të ndenjur. Duke filluar nga ai që është në sheshin “Nënë Tereza”, ku përveç dërrasave sipër tij, nuk ka më asgjë; më pas kemi shkuar tek ai që u trumbetua me shumë bujë si një nga veprat më interesante për qytetin, shatërvani që gjendet në sheshin “Rilindja”, në Zogun e Zi. Zëvendësoi mbikalimin që u prish pasi na kushtoi miliona dhe u shpall si rilindje e asaj zone, por sot është pa ujë dhe në sipërfaqen e tij gjenden vetëm edhe disa peshq të ngordhur, plehra, të cilët nuk e dimë se si kanë mbërritur deri aty.  Edhe Kombinati ka shatërvani,por edhe aty, s’ka ujë… Kemi ardhur te “Pallati i Kongreseve”. I atyshmi mban vetëm një tub të ndryshkur në mesin e tij.

Shatervani i sheshit "Rilindja"  pranë ish- Zogut të Zi
Shatervani i sheshit “Rilindja”
pranë ish- Zogut të Zi

E dinit që banjat publike dhe çezmat janë dy elementet e domosdoshme dhe jetike që identifikojnë qytetet që prej zanafillës së tyre? Tirana është sot një qytet që nuk i ka këto të dyja.  Nëse kohë më parë një bashkia e qytetit ndërtonte një shatërvan, do të thoshte se ajo funksiononte, pasi shatërvani ka disa mekanizma të cilat duhen mirëmbajtur. Fikja e një shatërvani është fikja e vetë qytetit. Në këtë kohë, në këtë vend, shatërvanët janë pa ujë. Kjo flet shumë.

 

“Një shatërvan pa ujë? Një objekt të përçmuar”

Në pjesën më të madhe, koncepti i vërtetë i shatërvanit (ose i burimit, apo i sipërfaqes ujore) ka lidhje gjithmonë me rekreacionin, domethënë me kohën e lirë që duan të kalojnë njerëzit. Koncepti që ka çdo arkitekt ose urbanist për shatërvanin, ose me saktë imagjinata kolektive që kemi është, një shatërvan në shesh, rreth e rrotull sipërfaqe e shtruar me pllaka për këmbësorë që shëtisin, fëmijë duke vrapuar, stola aty-këtu me njerëz që lexojnë, pemë dekorative të shumëllojshme, ndriçim tokësor dhe të lartë etj. Domethënë një vend për njeriun! Ky element i mobilimit urban nuk duhet të humbë.

Donald Kokona
Donald Kokona

Nëse i mungon uji?? Ai kthehet menjëherë në një objekt të përçmuar, që njerëzit mundohen ta shmangin, qoftë edhe pa vetëdije. Arkitekti Donald Kokona,  na shpjegon raportin e veçantë të shatërvanit me qytetin dhe banorët e tij.

“Ndërtimi i shatërvanit në ditët e sotme është kryesisht estetik dhe element dekorativ e zbukurues i ndërthurur me anën funksionale, domethënë është freskues dhe çlodhës. Origjina e shatërvanëve vjen komplet si domosdoshmëri. Në qendër të fshatit ose qytezës vendosej një çezme për të pirë njerëzia dhe kafshët e etura. Aty mblidheshin të gjithë, duke u kthyer në një vend takimi dhe pak nga pak në simbol të sheshit. Më vonë, me rritjen e mirëqenies, shatërvanët u bënë simbole estetike, politike, urbanistike, pra e tejkaluan funksionin e së dobishmes. Pas mesjetës, filloi Rilindja, me shatërvanët e saj të gdhendur me skulptura, e më pas baroku, me luanë e kafshë mitologjike që nxjerrin ujë nga vendet më të paimagjinueshme”.

Por shatërvani si objekt dekorativ në një qytet apo fshat nuk ka lindur vonë, por shumë herët. “Dikur, por edhe sot, pranë një shatërvani njerëzit freskohen, çlodhen, njihen, ndërveprojnë duke pritur radhën, ndotin më pak ambientin; pinë ujë të pastrehët, kafshët shtëpiake që shëtisim, vizitorët marrin informacione. Edhe nëse nuk ka ujë të pijshëm, por ujë të zakonshëm, prapë shatërvani shërben si element zbukurues e mobilues, estetik për t’u parë e t’u shijuar nga larg. Ama nëse i mungon uji, ai kthehet menjëherë në një objekt të përçmuar që njerëzit mundohen ta shmangin, qoftë edhe pa vetëdije. Shikoni, rrjedha e ujit ka efekt psikologjik të fortë te njeriu.

Shatervani te Pallati i Kongreseve
Shatervani te Pallati i Kongreseve

Po efekt psikologjik, a ka?

“Të gjitha elementet natyrale: zjarri, uji, toka, era kanë efekte të tilla tek ne. Ju e dini që një element ose objekt që nxjerr flakë, një far, një fener, qoftë edhe një monument, të jep një emocion. Ashtu edhe gurgullima e ujit është një tingull stimulues. Kur je i shpërqendruar të çlodh e të qetëson; dhe e kundërta, kur je i përgjumur, gurgullima sikur të vë në lëvizje. Në mungesë të valëve të detit ose rrëkeve të lumit, në qytetet e lodhshme me beton, gurgullima e një shatërvani rastis të jetë shumë stimuluese”.

 

Shatervani te sheshi "Nene Tereza"
Shatervani te sheshi “Nene Tereza”

Sikur të kishim një shatërvan ku të hidheshin lekë!?

Shatërvanët e mëdhenj në sheshet e qyteteve kryesore kudo në botë janë objekte shumë simbolikë. Së fundmi është publikuar një listë tepër e veçantë me shatërvanët më të njohur për shprehjen e një dëshire (fjala është për zakonin e hedhjes së një monedhe fatsjellëse në to). Vendin e parë sigurisht e mban “Fontana dei Trevi” në Romë. Më pas renditen “Pellgu i Qytetit të Ndaluar” në Pekin, “Pellgu i dëshirave” në Hong Kong, shatërvani i “Santa Cueva Covadogna” në Spanjë dhe “Pellgu i Dëshirave” në Upuay të Britanisë së Madhe.

Share This Article
10 Comments
  • kemi lul idiotin kryetar te bashkise se vjedhur, I cili nuk di te lidhe dy fjale dhe jo me te bej ndonje pune per qytetin.

  • Kini kapur një temë shumë të bukur zj. Entela!? Meritòni nderim e mirenjohje nga tërë lagjia ime. Nje shatrivan qe ka pasur tirana e kujtoj mirë se e inauguroi jashar menzelxhiu. Dhe e dini pse e mbaj mend? Sepse shkodranet i vunë emrin “shurra e jasharit”. Por te pakten atehere e patëm nje “shurrë”!? Ndersa keta shurraxhinjte e tanishem nuk po bejne asgjë? Këta vetem pordhe bejne e shesin. Kerkoju nje shatrivan me pordhe se te tjeret,ata me ujê nuk i bejnë dot keta. Keta premtojne por nuk shurrojnë!?

  • Po kemi edhe kryeministrin qe mori pushtetin me vota te blera qe ka dekleruar qe nuk jam politikan,dhe qe ishte tre mandate kryetar i ksaj bashkie qe hoqi kioskat po betonoj Tiranen.

    • muk ruku
      kryeministrin e kemi MISJONAR
      Keshtu te pakten ka deklaruar, mgjthse tani i pelqeka kolltuku sidomos te kaloje mbledhje ne vloren heroike te partise demokratike.
      persa i takon:
      Sikur të kishim një shatërvan ku të hidheshin lekë!?
      nuk e rekomandoj se do suleshin tropojanet e papune

  • Me kujton filimin Historiani dhe Kameleonet…kur i maddhi Sul Pitarka thote:”Jo ore jo Shatervani na nderon.Me Shatervan Tarina do te duket tamam si Evrope” Keshtu kane perfunduar shatervanet e Tiranes si ai tek filmi qe sa permenda.
    Tirana metropol…po ku qendron metropol-lleku i Tiranes akoma nuk e kam marre vesh.

  • Entela te falenderoj per shkrimin. Je gjithmone e vecante me temat e tua. Sic duket shatervanet nuk kane se si e hedhin ujin perpjet, tek ata kriza ka ardhur prej kohesh. Nje qytet pa uje eshte nje qytet pa jete

  • Shatrivanin më të madh në botë do ta béjmë në Hekal. Vlonjatet nuk e bëjnë dot sepse “edhe ujët jua dogji gjermani”?

  • Ha ha ha ha “shurra e jasharit”! Kom qesh me lot.. Po sikur ta boj luli nji a do i thon “shurra e lulit” a ? Apo inagurus don me qen sala e mund t’ja vejn “shurra e salës”?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *