Moldavia në rrugën e unionit me Putinin

anazapta

Republika e Moldavisë është konsideruar deri tani si një kandidat i sigurt për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me BE, megjithë krizën në rajonin separatist të Transnistrisë, e cila kërkon bashkimin me federatën ruse. Moldavia, e cila shtrihet mes Rumanisë dhe Ukrainës do që këtë marrëveshje ta nënshkruajë në verë. Por kjonuk është më e sigurt për shkak të presioneve të presidentit të Rusisë Vlladimir Putin.

Së pari ai e ka kufizuar importimin e verës nga Moldavia. Më pas ua ka ndaluar hyrjen në Rusi rreth 20.000 prej gjithsej gjysmë milionë shtetasve të Moldavisë që punojnë në Rusi. Dhe më në fund erdhën presionet për mosnënshkrimin e marrëveshjes me BE. Prej shkurtit grupi etnik i gaugazëve ka ngritur zërin kundër marrëveshjes, sepse rajoni i tyre i cili shtrihet 100 km larg kryeqytetit Kishinau ka raporte të ngushta me Rusinë, e cila për ta është më e rëndësishme se BE.

Zemra e pakënaqësive ndodhet në kryeqytetin e rajonit Gagauzi, Nest Comrat. Prijësi i tyre është Mihail Formuzal, ndërsa në këtë rajon jetojnë rreth 160.000 gaugazë. Rajoni me qendrën në Comrat ka një autonomi, ndërsa drejtohet nga grupet etnike turke dhe ortodokse. Rajoni nuk ka në duar vetëm politikën e sigurisë, drejtësinë dhe politikën e jashtme.

Vota për Rusinë

Ish-majori në Bashkimin Sovjetik, Formuzal në shkurt të këtij viti ka ftuar për një referendum kundër marrëveshjes me BE, me shpjegimin se ajo cënon marrëveshjet, autonominë dhe ekonominë e rajonit. 98,5 e rreth 70.0000 votuesve kanë votuar kundër raporteve të reja tregtare me BE dhe ka kërkuar futjen në një union doganor me Putinin. Në këtë zonë janë Kazakistani dhe Bjellorusia. Nga viti i ardhshëm ky union duhet të organizohet ngjashëm si BE. Referendumi i gaugazëve nuk ka pasoja juridike, sepse për këtë duhet të votojnë të gjithë banorët e Moldavisë. Por ka rajon autonom kaherë ka raporte të ngushta ekonomike me Rusinë. Prodhimet e tyre bujqësore nuk kanë kurrfarë shansesh në tregun evropian.

Këtë e di edhe Mihail Formuzal, i cili ka studjuar në Gjenevë të Zvicrrës. Ai thotë se shpëtimi i Gagauzisë është vetëm Rusia. Shumë gagauzë shkojnë në punë në Rusi, apo në Turqi, sepse papunësia në këtë rajon është shumë e lartë. Ata shikojnë edhe televizionet ruse. Dmitri Dimcioglu ka marrë pjesë në referendum por thotë se ata nuk kanë asgjë kundër BE. Ata vetëm duan të kenë raporte më të ngushta me Rusinë. Në Rusi punojnë shumë gagauzë, të cilët kanë frikë se pas nënshkrimit të marrëveshjes me BE mund të humbasin punën.

 

Referendumi i rrezikshëm

Referendumi i këtij rajoni sjell rreziqe të reja. Gagauzët duan të shpallin edhe pavarësinë nga Moldavia, në qoftë se ky vend nënshkruan marrëveshje me BE. Por sovraniteti i Moldavisë është edhe ashtu i cënuar. Presidenti i rumanisë Traian Băsescu ka kërkuar hapur ribashkimin e Moldavisë me Rumaninë. Partitë e djashta nuk e njohin pavarësinë e Moldavisë. Nuk përjashtohen as demonstrata të ngjashme si ato në Majdan të Ukrainës.

Share This Article
1 Comment
  • lufta e trete boterore po afron,ishte nje ide e imja qe dikur,kur thoshja rrofte lufta e trete boterore se mbase mbas kesaj lufte njerezit e paktet qe do shpetojne bejne dicka normale per te jetuar ne armoni me njeri tjetrin,jo si kjo jete me qindra intriga,amerika si kurva e botes qe eshte luan me dy standarte,ketu mbon qeverine ukrahinese dhe e mbeshtet me 1 miliard dollar kete qeveri e shpallur me dhune ne krye te shtetit te ukrahines,kurse ne shqiperi me 21 janar 2011 i tha opozitesh shqiptare qe ne e denojme dhunen kunder nje qeverie e dale nga vota e lire e popullit ne nje shtet demokratik,duke e ngritur ne majat e pushtetit absurt sali berishen me komplimentin JE NJE BURRE SHTETI,kurse ne ukrahine mbeshteti dhe rrezoi nje qeveri e dalur nga vota e popullit dhe perkrahu nje bande me rrugace qe nuk i ka votuar askush deri tani,keto lloj standartes qe ameria luan un nuk mund ti kuptoj shume qarte se cfare do te thote,por di qe po te plasi lufta e trete boterore amerika do perfshihet ne nje sulm berthamor dhe ky do jete fundi i ketij shteti barbar qe mbas luftes se dyte boterore ka shkatuar me shume viktima sesa hitleri dhe stalini,poshte amerika kurva e botes qe na mashtroi gjasme me cekun e bardhe dhe talli bythen me shqiptaret per 23 vjet duke mos bere asgje me te vogel per shqiperine,kush thote ka cliruar kosoven le ta perkrahin kosovaret,ne shqiperi me pseudemokracine qe amerikanet sollen kishte vetem abuzime me shqiptaret,shkaterroi shtetin shqiptar,shkaterroi ushtrine shqiptare,uzinat,fabrikat,universitet tona,largoi gjysmen e popullsise ne emigrim,solli drogat me te ndryshme te botes,trafikant te te gjitha gjerave,vrasjet,perdhunimet,sollen nje shtet rrumpall pa drejtesi,sollen pedofilet,sollen islamiket,sollen martesat e gay etj etj,dhe me ne fund hapen fabriken e vdekjes gerdecin,asgje konkrete nuk bene per shqiperine keta kurvat amerikane,dhe te gjitha keto i bene me emrin e qeverise shqiptare duke mbeshtetur ate per interesat e tyre vetjake,kjo eshte amerika qe nuk i eshte pergjigjur dote te mbroje ukrahinen qe demin ja solli po amerika,ajo nuk ka bythe ta vej me nje shtet sic eshte rusia,tani tregoje forcen moj amerike se kush je me te vertete,tani shko e bombardo ndonje organizate islamike me aeroplanet e tu,se kur vjen puna tek rusia fut bishtin neper shale dhe rrin e pret se mbase i prishet mendja putinit se mos te jep ndonje shprese per zgjidhje politike,plera dhe frikacaker jeni,tani vazhdoni me shqiperine per statusin te mos ja jepni me politiken tuaj te ndyre bashke me europen legene.shtete pa dinjitet,rrofte lufta e trete boterore qe te ikim te gjithe atje ku thojne besimtaret ne parajsen e mashtrimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *