Është publiuar listat e skuadrave të futbollit që do të sulmojë organizata terroriste Al Kaeda. Ajo që bie në sy janë skuadrat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe. Në Britani synimi kryesor janë ndeshjet e futbollikt, të kampionatit anglez dhe jo vetëm. Grupi terrorist i Al Kaedës ka publikuar një listë me objektivat perëndimorë për të goditur. Objektivat janë në Britaninë e Madhe, Francë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. gjithashtu tregohet dhe mënyra se si do të goditen dhe si do të veprohet për t’iu shmangur kontrolleve. Al Kaeda që ka ndërmend të ndërmarrë atentate dhe në botën e futbollit ka zgjedhur si armë autobombën.
Mes objektivave kryesorë janë ndeshjet e Premier League, dhe ato të Kupës së Anglisë. Përmendet dhe hotel Savoy. Për sa i përket Francës, grupi terrorist ëshët përqendruar në luginën e Dordognas, pikë turistike shumë e frekuentuar nag britanikët. Ndërkohë që në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përvec Nju Jorkut dhe Uashingtonit, një objektiv janë dhe kullat Sears në Cikago.
Lajmi është publikuar fillimisht nga britanikja Telegraf on line, që cito revistën Inspire të rrjetit terrorist. Aty janë publikuar dhe manuale për fabrikimin e një bombe artizanale si ajo e përdorur në Times Square. Anëtarëve të grupit terrorist u kërkohet që të zgjedhin objektiva me më shumë viktima të mundshme pavarësisht ndërtesave. Manjus Ranstorp, ekspert terrorizmi në Kolegjin e Mbrojtjes kombëtare suedeze ka paralajmëruar se ky kërcënim duhet marrë shumë seriozisht.

bejne shaka keta shoket e dites se vete cia i financon dhe nuk ka per te ndodhur gje