Babai i vrarë, djali IT i grupit rebel: rasti i familjes vlonjate, e gjitha në Siri

redaktor

Kryefamiljari i familjes Korvafaj nga Kuçi i Vlorës, Hasani, është vrarë, por gruaja e tij dhe fëmijët Erjoni, Ida dhe Hajni, ndodhen në Siri. Për Erjonin, përgjimet e agjentëve thonë se “përdoret nga grupet rebele për anën informatike”. Erjoni, me sa duke ka njohuri të mira informatike. Bie në sy që veç Hasanit të vrarë që njihej me emrin Ebu Muhamed, ka ndërruar emrin dhe gruaja e tij Valentina, duke e kthyer në Jusra. Ja çfarë shkruhet në dokumentat e SHISH dhe shërbimeve të huaja për familjen vlonjate:

“…Hasan Korvafaj, (Ebu Muhamed), i biri i Hamdi dhe i Shao, i datelindjes 14.02.1956, lindur ne Kuç, Vlore e banues ne Rr. “Vaso Pasha”, Tirane Ka dale nga PKK Rinas ne date 21.11.2012, me linjën Turkish Airlines 1473/1474, Stamboll. (Vrare ne Siri). 1. Jusra Korvafaj, e bija e Fako dhe e Mimishe, e datelindjes 27.01.1958, lindur ne Vlore e banuese ne ne Rr. “Vaso Pasha”, Tirane,. Ka dale nga PKK Rinas ne date 19.07.2013, me linjën Turkish Airlines 1473/1474, Stamboll. Eshte bashkeshorte e Hasan Korvafaj. Ne date 05.06.2009 ka bere ndryshimin e emrit te saj nga Valentina ne Jusra.

2. Erjon Korvafaj, i biri i Hasan dhe i Jusra (Valentina), i datelindjes 29.09.1981, lindur ne Kuc, Vlore e banues ne Rr. “Vaso Pasah”, Tirane. Ka dale nga PKK Rinas ne date 27.03.2013, me linjën Turkish Airlines 1473/1474, Stamboll. Perdoret nga Grupet rebele per anen informatike pasi ka njohuri shume te mira ne IT.

3. Ida Korvafaj, e bija e Hasan dhe e Jusra (Valentina), e datelindjes 10.09.1984, lindur ne Kuc, Vlore e banuese ne Rr. “Vaso Pasha”, Tirane,. Ka dale nga PKK Rinas ne date 19.07.2013, me linjën Turkish Airlines 1473/1474, Stamboll. 4. Ajni Korvafaj, i biri i Hasan dhe i Jusra (Valentina), i datelindjes 29.09.1981, lindur ne Kuc, Vlore e banues ne Rr. “Vaso Pasah”, Tirane, Ka dale nga PKK Rinas ne date 19.07.2013, me linjën Turkish Airlines 1473/1474, Stamboll.

E gjithe familja Korvafaj ka shkuar ne Siri. Hasan Korvafaj ka udhëtuar më datë 21 nëntor 2012 në mbrëmje (19:25) me linjën “Turkish Airlines”, në itinerarin Tiranë-Stamboll bashkë me nje djal nga Pogradeci (i identifikuar dhe ne hetim). Në aeroport janë shoqëruar nga Bujar Hysa dhe Erjon Korvafaj, i biri i Hasanit. Udhëtimi i Hasan Korvafajt dhe pogradecarit është organizuar nga radikali islamik shqiptar, Bujar Hysa. Si Korvafaj ashtu edhe Koçollari frekuentonin xhaminë tek Unaza e Re në Tiranë, ku është imam radikali islamik shqiptar Genci Balla, i cili besohet se është frymëzuesi i tyre për pjesëmarrje në xhihad luftarak.

Sipas te dhenave te marra ne rruge konfidenciale rezulton se në datë 21.11.2012 Bajram Hysa njofton Balen me tel dhe i thote se është dakort dhe e bën me dije se “vëllai po ikën sonte në darkë, vetëm. Balla shprehet “Allahu i’a lehtësoftë! Rreth orës 19.00 Bujar Hysa i shoqëruar me tre persona me mjetin tip benz 190 ngjyrë  vishnje me targë TR 2629 N, parkuan dhe pasi dy persona kryen veprimet në chek-in të katërt u ulën në kafenë brenda terminalit Rinas duke biseduar. Nga verifikimi i personave që do të udhëtonin me linjës Turkish Airlines në drejtim të Turqisë në orën 20.45 u konstatua se; njëri prej udhëtarëve ishte Hasan Korvafaj i datëlindjes 14.02.1956 lindur në Kuç, Vlorë, ndërsa personi tjetër ishte pogradecari 1982 . Të dy personat më sipër kanë udhëtuar bashkë dhe kanë deklaruar se destinacioni i tyre është Turqia, për arsye shëndetësore. Sipas të dhënave dyshohet se Hasan Korvafaj është vrarë në Siri në fillim të muajit janar 2014….“

Foto: Një luftëtar sirian i grupit rebel Jabhat al-Nusra duke inspektuar dokumentet e një rezidenti në një postbllok në Aleppo

Share This Article
12 Comments
  • Te gjoret shqiptare: Shkojne ne Greqi dhe i bejne emrat nga Sanije ne Valentina. Shkojne ne Turqi dhe i bejn emrat nga Valentina ne Jusra si kjo gruaja e gjore me siper.
    Pyes veten, do vepronim keshtu nese do ishim te lumtur e te begate ne vendin tone? Dhe kush e ka fajin qe nuk jemi te tille? Cilen gje duhet te riparojme?

    • ka 1 ndryshim te madh qe ti ose nuk e din, ose ben sikur nuk e din ne greqi ishin te gjithe te detyruar ta ndryshonin emrin,,,,,prandaj here tjeter mendohu me shume para se te shkruash dicka,,,,,,,,,,,,,,,,!!!!!!!!!!!!!!

      • ti hosten e ke gabim,ne greqi askush nuk qe i detyrar te nderronte emrin,njerezit e bene per shume arsye qe menduan se do tu vinte ne ndihme ky veprim,ti gaterrohesh me historine e 300 viteve me perpara ku turqia i detyroi njerezit te nderronin fe dhe emer pasi i trajtonte ndryshe myslimanet dhe te krishteret,ike lexo ndonje liber para se te japesh mendje

        • Po mire kur SHISH paska pasur keto informacione, perse nuk lajmeronte menjehere policine
          dhe te ndaloheshin te dilnin jashte keta persona…..qe ti dilej te keqes perpara, dhe Imami te arrestohej ,
          qe te mso e vazhdonte me veprimtarine e tij kriminale …?

      • C’rendesi ka o hosteni…
        Ndryshojme emrat, dmth jemi ne konflikt me identitetin tone.
        “Detyruar”, “s’detyruar” eshte muhabet kot
        Nese e ben, si ashtu, si keshtu, ka dicka qe nuk shkon. Tek kjo gjeja qe nuk shkon e kisha fjalen
        Respekte Dita, flm per botimin e replikes

    • popull kot pa taban e pa karakter….po mire ti behet le te shkojne te tere per lesh ne siri keshtu pastrohemi pak nga plehrat.

  • 500 vjet nen turqi ndenji gjithe Ballkani per vetem shqiptaret nderruan fene…ky fakt flet qarte se cfare populli pa taban jemi….sot keto budallenj po e tregojne me se miri kete….po nje gje me habit e me ben te shqyej syte…shkojne e nderrojne me emra e me rrenje( ku kane rrenje keta mor aman), per tu vrare e per tu coptuar nga arabet….

  • Keshtu kemi qene te gjithe si popull prej Kapo d’istrias deri ne Gjirin e Ambrakise ,derisa ne 1913 ,i polli belaja fuqive te medha te kohes dhe na ndane ne 5 shtete.

  • Ore ti hosten i squti qe dike shum !!! Shqiptaret ne Greqi erdhen qe nga shqiperia me dokumenta fallso me emra te tjetersuar dhe regjistrohej Veseli ….Vasil dhe Isufi …Josif e slan fallsifikime emrash ,e vendlindje per te mar nje cop leje qendrimi apo ta quanin vehten grek ashtu sic ben edhe dikur kur vajten ne Turqi e sot jan 5 milion shqiptar atje te turqizuar qe edhe shqipen e kan haruar ! Turku te erdhi ne shtepi , te shkerdheu dhe edhe fen te imponoj me dhun te nderosh dhe ja pasojat! Dikur te erdhi me shpat e te dhunoi 500 vjet e sot po te mbjell xhamiat ku 650 te tilla jan pa leje e shto edhe ato me leje e avash avash edhe hosteni yt, xhami do perfundoj e femijt e tu do shkojn per ndonje xhihad qe te shkosh ne “parajsen” qe te ofrojn mjekroshet islamist! Ne Greqi ,apo Itali shkuan per te punuar dhe shum ja pan hajri ksaj pune sepse edhe u kthyen e ndertuan ne vendin e tyre ,por kta mjekroshet islamik i dergojn drejt vdekjes duke shfrytezuar varferin me ca lek te qelbura ! Prandaj mendohu ti para se te flasesh ………

    • Ky nuk ka ikur per lek se kishte rrogen mbi 1 mi euro ne Shqiperi, te pakten kte gje ta garantoj. Per cfare ka ikur nuk e di njeri. Ju qe komentoni jeni te mjere qe kujtoni se parate jane gjithcka per nje njeri

  • Mjere per ne si popull kur urojme vdekjen e kujtdo prej nesh, duke ndejtur ne shtepi ne rehatine e hallet tona. Kur do ta zevendesojme vrasjen dhe debimin me edukim e qytetari!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *