11 muxhahedinë vendosen në Shqipëri

anazapta

Një grup i përbërë prej 11 anëtarëve të organizatës terroriste të muxhahedinëve janë transferuar në Shqipëri nga Iraku. Burime informacioni nga zyra e Kombeve të Bashkuara në kryeqytetin irakien, Bagdad, bëjnë të ditur se grupi përmban 10 gra dhe një burrë që kanë qendruar në kampin “Liberty” në Irak para se të transferoheshin në Shqipëri. MKO konsiderohet një organizatë terroriste sipas komunitetit ndërkombëtar dhe është përgjegjëse për atentate kundër iranianëve dhe irakienëve. Në muajin mars të një viti më parë ish kryeministri Sali Berisha deklaroi se qeveria shqiptare ishte e gatshme të strehonte rreth 210 anëtarë të këtij grupi në Tiranë. Afërsisht 160 anëtarë të organizatës kanë përfituar azil nga qeveria shqiptare. Grupi prej 11 muxhahedinësh, mësohet se është pjesë e organizatës Mujahedin-e Khalq (MKO) nga Iraku për në Shqipëri. Lajmi është publikuar nga televizioni iranian ‘Press Tv’, i cili citon burime të mirë informuara nga Organizata e Kombeve të Bashkuara në kryeqytetin irakian Bagdad. Ndërkohë mësohet se 3 drejtues të organizatës terroriste kanë mbërritur në vende evropiane, nga Franca, për t’i mbajtur anëtarët e zhvendosur në mbikëqyrje më të ngushtë./I.K

Share This Article
1 Comment
  • ne gjithe kete mesele nje gje e cila me shqeteson eshte fakti se sa me zell e kane mare ketu ne gazeten dita trumpetimin e terorizmit ketu ne shqiperi dhe drejtimin e gishtit myslimaneve. zoterinj meqe ju shqeteson kaq shume ky fakt mund te germoni dhe te gjeni se si lindi ky i ashtuquajtur terorizem, nga financohet , dhe kush ka interes ne kete mes. lerini rehat shqiptaret ne paqen e tyre shpirterore gje qe e kane ruajtur prej shekujsh

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *