Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka miratuar dokumentin që pritet të sjellë ulje të mëtejshme të çmimeve të telefonisë celulare. Vendimi i AKEP nis procesin e orientimit në kosto të tarifave të terminimit ose të shumicës. Tarifat e terminimit janë tarifat që operatorët i paguajnë njëri-tjetrit për çdo thirrje drejt rrjeteve respektive. Ulja e këtyre tarifave i hap rrugë forcimit të konkurrencës dhe rrjedhimisht uljes së tarifave në nivel pakice për përdoruesit e telefonisë së lëvizshme. Duke filluar nga data 1 Prill, tarifat e terminimit do të ulen me tre faza deri sa të arrijnë nivelin 1.48 lekë për minutë, ndërkohë që sot kjo tarifë është 4.57 lekë për “AMC”, “Vodafone” e “Albtelecom” (“Eagle Mobile”) dhe 8.85 lekë për “Plus”. Vendimi i AKEP pritet t’i japë fund diferencimit që ka ekzistuar në vitet e fundit mes tarifave brenda rrjetit dhe atyre jashtë rrjetit. Për të mbajtur përdoruesit brenda rrjeteve të tyre, operatorët dhe në veçanti ata me pjesë më të madhe në treg, kanë aplikuar tarifa praktikisht nën kosto brenda rrjetit dhe tarifa tejet të larta jashtë rrjetit. Ulja e tarifave të terminimit krijon mundësinë që operatorët të konkurrojnë më shumë edhe për thirrjet drejt rrjeteve të tjera.

normale shteti shqiptare i ngre cmimete keta gjakepirsa i ulin ketu ka tradhti bura kushedi sa do i ulin dhe ne bejme feste se hahahahahahaha ti ulin thua kuer rilindja na ngre bukene e gojes dhe BB dhe FMN thone ju jeni te parete si sali berisha jemi me 200 euro ne muaje te dali kush minister do dali apo vete edi mavria qe ja futene me ilir hajdutin
ky eshte nje hap shume i mire qe hidhet por duhet te ulen edhe tarifat internacionale