Policia e Fushë-Krujës deklaroi se sikurse në dy rastet e sulmeve me eksploziv ndaj Komisariatit, edhe ngjarja e ndodhur në Bashki është cilësuar si akt terrorist dhe po hetohet me këtë vepër penale. Në përfundim të ekspertimit dhe hetimeve paraprake u konkludua se në lagjen “Kastrioti”, në oborrin e godinës së Bashkisë është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi lëndë eksplozive tritol rreth 300 gramë, si pasojë e së cilës janë thyer xhamat e dritareve. “Dosja i kaloi Krimeve të Rënda Tiranë për akuzën akt terrorist”, tha policia.

Tani më rrallë por terroristët e saliut në menyrë ritmike godasin e do te godasin? Në pika te ndryshme për të shperndarë aksionet, vëmëndjen dhe forcat policore!?