Bill Gates është njeriu më i pasur në botë, me një pasuri personale prej rreth 76 miliardë dollarësh, por nuk do t’ia lë gjithë këtë pasuri 3 fëmijëve të tij.
Pjesa më e madhe e pasurisë së tyre do të shkojë për Fondin e bamirësisë, “Bill & Melinda Foundation”.Në një rrëfim si asnjëherë më parë, themeluesi i Microsoft-it dhe gruaja e tij, Melinda, kanë folur se si ata janë duke i rritur fëmijët e tyre.
Çifti ka folur gjatë një konference në TED në Vancouver, duke thënë se fëmijët e tyre do të inkurajohen që ta gjejnë vetë rrugën e tyre në botë, pa ndihmën e miliardave të tyre.
Bill Gates ka thënë se në vend të parave, ata u kanë dhënë 2 vajzave dhe djalit të tyre edukim të mirë, në mënyrë që ata të mësojnë se si të mbështeten në aftësitë e tyre dhe jo në pasurinë e prindërve të tyre.
Organizatori i konferencës, Chris Anderson tha: “Ju keni para të mjaftueshme sa për t’i bërë edhe ata [fëmijët] të gjithë miliarderë, pavarësisht kontributit të Fond”.
Por Gates është përgjigjur duke thënë: “Ata s’do t’i kenë këto që thoni ju. Ata duhet ta kuptojnë se puna e tyre është kuptimplotë dhe e rëndësishme”.
Gates ka sqaruar se ai dhe Melinda e kishin marrë këtë vendim qysh para se të martoheshin, duke shtuar se janë inspiruar nga një artikull i investitorit dhe filantropit Warren Buffett ku ai kishte thënë se edhe vetë kishte vepruar kësisoj. / KOHA

FEMIJET E TU DO PAGUAJNE NDOTJEN E GLOBIT NGA PRODHIMET E TUA QE SHKATERRUAN JETEN E NJERERZIMIT NJEHERE E PEGJITHMONE DHE KANCERI PO UDHEHEQ NE CDO ONE
Ha ha ha ke shume te drejte,ky ka furrat e gelqeres me te medha ne amerike.
Hahha…..
I thoni Bill Gejtsit qe disa nga ato miliarda qe ai nuk don t’ua le femijeve te vet por do t’ua shperndaje te varferve,le t’ia coje Sali Berishes,sepse “i varfri” ai vec per femijte e tij “te varfer” eshte munduar e mundohet!