Është sërish i lirë, Stur Berguall, suedezi që ishte shtirur si një serial killer duke pretenduar se kishte kryer më shumë se 30 vrasje. I dënuar për tetë vrasje ai qëndroi për 20 vjet në një spital psikiatrik. Pasi u zbulua se kishte shpikur çdo gjë tashmë është lënë i lirë në moshën 63 vjecare.
Të shpikësh gënjeshtra deri sa të shkatërrosh jetën tënde. Aq sa të detyrosh një sistem drejtësie si ai i Suedisë të të besojë dhe të të mbyllë për 20 vjet në një spital psikiatrik. Stur Berguall, njeriu me dy emra, një mendje të brishtë dhe i varur nga alkooli dhe qetësuesit, në vitet ’90 ishte përbindëshi i Suedisë, serial killeri më famëkeq në historinë skandinave. Falë një serie gënjeshtrash ai rëfeu se kishte vrarë më shumë se 30 persona gjatë 30 viteve. Mes viktimave dhe djem të rinj që sipas tij ishin vrarë në mënyrë barbare dhe më pas ishin copëtuar.
Që nag viti 1992, kur ka pranuar vrasjen e parë dhe ndërroi emrin e tij në Tomas Kuik, ky njeri, i sëmurë mendor arriti të bindte prokurorët, mjekët, avokatët dhe gazetarët. Vetëm një gazetar investigativ i televizionit suedez Hanes Rastam, nuk i besoi asnjëherë rrëfimeve të tij, dhe as mungesës së dëshmitarëve, por më tepër ai mbështetej në faktin se asnjë nga kufomat nuk ishte gjetur. Në vitin 2008 Rastam më në fund nxorri në dritë të vërtetën. Gjatë një interviste pas 7 vitesh heshtjeje, Berguall i pranoi gazetarit se kishte shpikur cdo gjë. Ishte frymëuar nga kronika e zezë dhe nga filmi “Heshtja e pafajësisë”. Madje disa të dhëna i ishin servirur në mënyrë paradoksale nga vetë hetuesit gjatë marrjes në pyetje. Rastam ka shkruar dhe një libër për këtë personazh, dhe ndërroi jetë pikërisht një ditë pas përfundimit të librit në 2012-ën. Aktualisht gënjeshtari serial duhet të falenderojë pikërisht gazetarin, nëse sot në moshën 63 vjecare ëshët sërish një njeri i lirë. Drejtësisë i janë dashur 8 vjet për të rrëzuar akuzat kundër tij,, po aq dhe mjekëve për tu bindur se ai nuk mund të lëndojë asnjeri kur të dalë në liri. Gjithësesi gjykata e ka urdhëruar që vazhdimisht të jetë në kontakt me psikiatrin dhe të mos përdorë alkool apo drogë. Nëse nuk do bindet ai do të burgoset sërish. I.K

Korigjoni titullin o redaksia? E kini shkruar “..i shtirur si suedez” në vënd që ta shkruani “..i shtirur si serial killer”!?
Shok i familjes Berisha…..
kur Z.Berisha dominonte politiken Shqiptare dhe e drejtonte kete vend drejt demokracise,Z.Rama kapte peshk me gjize ne plazhet e Frances.Persa i perket kesaj punes se zhulit duhet te kete dicka te vertete se para disa vitesh po te njejten gje i pat thene dhe Z.Nano(pa permendur Z Mata).
kur Z.Berisha dominonte politiken Shqiptare dhe e drejtonte kete vend drejt demokracise,Z.Rama kapte peshk me gjize ne plazhet e Frances.Persa i perket kesaj punes se zhulit duhet te kete dicka te vertete se para disa vitesh po te njejten gje i pat thene dhe Z.Nano(pa permendur Z Meta).