Adnan Jonuzajn e do dhe Turqia

anazapta

Futbollisti i talentuar shqiptar Adnan Jonuzaj tashmë është shndërruar në një fenomen. Për momentin mund të jetë lojtari më i kërkuar në botë. Në garë për të bërë të tyrin përveç përfaqësueses së Shqipërisë, Belgjikës, Anglisë dhe Kosovës të interesuarave i është shtuar edhe përfaqësuesja e Turqisë.  Federata e Futbollit e Turqisë po mundohet ta bindë talentin e Manchester Unitedit që të luajë për përfaqësuesen turke. Këtë e ka konfirmuar edhe selektori Fatih Terim gjatë një interviste për televizionin turk NTV Sport. “Kryetari i Federatës, kryesia dhe unë personalisht jemi duke punuar nga dita e parë për këtë punë. Sepse babai është turk dhe nëna e Kosovës”, ka deklaruar Terim. “Shqipëria, Anglia, Belgjika, Kosova dhe Turqia janë pas tij. Nëse vjen sigurisht se do ta inkuadronim në lojë sepse ne kërkojmë vetëm futbollistët që na duhen”, shtoi ai.

Drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës, Shqipërisë dhe Belgjikës tash e disa muaj kanë insistuar të konstatojnë me Januzajn dhe t’i bëjnë ftesë për tu bashkuar me përfaqësueset e tyre, por një gjë e tillë ka qenë e pamundur.

Ndërsa, së fundit kosovar i lindur në Bruksel nuk ka pranuar t’i bashkohet Kosovës në ndeshjen miqësore ndaj Haitit, e zhvilluar me 5 mars në stadiumin Adem Jashari në Mitrovicë.  I.K

Share This Article
3 Comments
  • Lojtari me i kerkuar ne bote? Mos ja fusni kot aman, po ky as rezerve nuk esht tek MU . Shpejt do ta shihni te luaj ne kategorite e dyta edhe atje do jete rezerve. Ky ska ndryshim me nje futbollist amator. Ah se harrova manchester eshte momentalisht nje skuader mesatare europiane, fati i ndihmoj dje me greket

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *