Rusia i është kundërpërgjigjur sanksioneve të SHBA. Shteti rus publikoi sot listën e saj të sanksioneve kundër një grupi zyrtarësh amerikanë, menjëherë pas deklaratës së bërë nga presidenti amerikan, Barack Obama për sanksione ekonomike kundër Moskës.
“Nuk duhet të ketë asnjë hije dyshimi, të gjithe veprimeve armiqësore ndaj nesh do t’u kundëpërgjigjemi në mënyrën e duhur”, theksonte Ministria e Jashtme ruse përmes një komunikate.
Lista ruse në tërësi përbëhet nga emrat e nëntë personave, të cilëve u është ndaluar hyrja në Rusi.
Në këtë dokument përfshihen emrat e tre këshilltarëve të presidentit Obama, Caroline Atkinson, Daniel Pfeiffer dhe Benjamin Rhodes.
Shënjeshtër e sanksioneve të Moskës janë edhe kreu i mazhorancës demokrate Harry Reid, kreu i republikanëve në Dhomën e Përfaqësuesve, John Boehner, kryetari i Komisionit të Jashtëm në Senat, Robert Menendez, po ashtu edhe senatori konservator John McCain, senatorja demokrate Mary Landrieu dhe senatori Daniel Coats./ I.K
3 Comments

Lufta e ftohte asnjehere nuk mbaroi te pakten per Rusine.
Kur USA po flinte gjume dimeror disa dekator Rusia po punonte me zell dhe nje shpejtesi te papermbajtur per ti bere varrin.
Rusise po i ben ne qafe. Megjithate ata qe e kane krruajtur me ariun ne strofkullen e tij, zakonisht kane dale te humbur historikisht!
si the ti zoti i svrtets pse kur rusia te arije te mare te gjithe ukrahinen prap ti e quan se po ngacmojne ariun ne fole po i bien ne qafe po pas ke qene shume i zgjuar ti me ter mende nga te vjen gjithe kjo mencuri