Sherr në bilardo, vritet 21-vjeçari

anazapta

Sherri në një bilardo është kthyer në tragjedi sot në Berat. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Dëshmorët e Kombit”, ku gjatë një konflikti mes të rinjve që luanin bilardo, është vrarë 21-vjeçari Elidon Zotkaj.

Viktima është qëlluar 4-5 herë me thikë, e cila ka prekur organet jetësore. Zotkaj është nisur me urgjencë drejt spitalit, por ka ndërruar jetë pa mbërritur atje. Sipas policisë, në komisariat janë shoqëruar disa të rinj, dëshmitarë në vendngjarje, të cilët po merren në pyetje.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *