Durrës, të moshuarit i grabisin portofolin me 50 mijë lekë

anazapta

Një i moshuar ka denoncuar grabitjen nga dy persona të panjohur në rrugë, që i kanë marrë me forcë dhe nën kërcënimin me jetë portofolin me 50 mijë lekë të reja brenda. Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë në lagjen nr. 11 të qytetit, afër Pallatit të Kulturës. Denoncimi është bërë nga Z. M., 65 vjeç, banues në Katund-Sukth, që kishte shkuar në qytet për të zgjidhur disa probleme. Por në rrugë i kanë dalë dy persona që nuk i ka njohur, që i zhvatën paratë që kishte me vete.

 

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *