Një aksident me pasojë vdekjen e dy personave ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Lushnje-Kolonjë.
Sipas informacioneve, aksidenti ka ndodhur në fshatin Saver ku një automjet tip ‘Peugeot’ 307 ka dalë nga rruga dhe për pasojë kanë gjetur vdekjen shtetasit Ermal Çuko dhe Orges Çerma.
Ndërkohë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
