226 fituesit e testimit me shkrim të ditës së tretë të konkursit për policë

anazapta

Publikohen listat me 226 fituesit e ditës së tretë të konkursit të shkollës së policisë për efektivë të Patrullës. Ky grup i bashkangjitet 625 fituesve të dy ditëve të para të garës, 18 dhe 19 mars, ndërsa sot është dita e fundit e konkurrimit. Të përzgjedhurit me shkrim, që kanë marrë nga 60 pikë dhe sipër, do të kalojnë më vonë edhe testimin fizik. Në fund do të mbahen 1 mijë kandidatë fitues, të ndarë, ku 50% do të jenë femra. Hyjnë automatikisht në shkollë si fitues pas udhëzimit të ministrit të Brendshëm, të gjithë fëmijët e policëve të vrarë që janë regjistruar në këtë garë. Aktualisht numri i fituesve të testimit me shkrim është 851 persona.

Gjatë ditës së djeshme (20 mars), u zhvillua testimi me shkrim për dy grupe të aplikantëve për Shkollën Bazë të Policisë. Në përfundim të procesit gjatë ditës së tretë kanë grumbulluar jo më pak se 60 pikë duke rezultuar fitues të testimit me shkrim 226 aplikantë, nga të cilët 74 aplikantë i përkasin grupit të parë të konkurrimit dhe 152 aplikantë i përkasin grupit të dytë të konkurrimit. Kandidatët të cilët rezultojnë fitues të testimit me shkrim do t’i nënshtrohen fazave të tjera të konkurrimi, ku në vijim është procesi i testimit fizik. Rezultati i testit me shkrim përbën 50% të rezultatit të përgjithshëm të kandidatit.

Ditën e sotme (21 mars), do t’i nënshtrohen testimit me shkrim, në grupin e parë kandidatët me kodin e aplikantit 7381-7667 Qarku Elbasan, kandidatët me kodin 7668-8286 Qarku Durrës, si dhe kandidatët me kodin 8287-8610 Qarku Dibër. Në grupin e dytë kandidatët me kodin e aplikantit 8611-8646 Qarku Dibër, kandidatët me kodin 8647-9212 Qarku Berat, si dhe kandidatët me kodin e aplikantit 9213-9845 Qarku Vlorë. Grupi i parë do të paraqiten tek Ambientet e Pallatit të Kongreseve, hyrja kryesore nga ana e Bulevardit në orën 06:30 të mëngjesit dhe grupi i dytë tek Ambientet e Pallatit të Kongreseve, e njëjta hyrje, në orën 11:30. Gjatë regjistrimit aplikantët duhet të paraqiten me dokument identifikimi, dhe me fletën e pranimit në testimin me shkrim me fotografi të nënshkruar nga Shefi i Burimeve Njerëzore dhe me vulën e sekretarisë përkatëse të qarkut në të cilën ka aplikuar.

liste

liste 2

Share This Article
2 Comments
  • Popull mercenar, vdesin te kene pak pushtet dhe jane gati te bejne punen e qenit edhe turni 3 e dite festash, po keshtu eshte kur je i paafte te besh nje profesion tjeter, normal katundare qe nuk duan te punojne token e te kullosin lopen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *