Ushqimet me shumë yndyrë ulin fertilitetin mashkullor

anazapta

Dieta ushqimore mund të ndikojë në pjellori te meshkujt. Konsumimi i ushqimeve me përmbajtje të lartë yndyrnash mund të dëmtojë cilësinë e spermës.

Efekti negativ në spermë ka të bëjë me uljen e përqendrimit të spermatozoidëve, ndryshimin e morfologjisë së tyre dhe reduktimin e lëvizshmërisë. Ky është përfundimi i një studimi danez, i publikuar kohët e fundit në revistën “American Journal of Clinical Nutrition”.

Kështu, ushqimet e ngopura me yndyrna, siç janë ato që të gjithë ne i konsumojmë në fast food-e vihen shihen si “fajtorë” edhe për uljen e fertilitetit, krahas efekteve të tjera negative si obeziteti, tensioni i lartë i gjakut apo sëmundjet kardiovaskulare.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *