Pati një shpërthim real të Sali Berishës ndaj Kryeministrit dje në Kuvend, kur erdhi fjala tek marrëveshja me FMN. Për herë të parë në sallën e Kuvendit të Shqipërisë, një ish- President dhe ish- Kryeministër, që ka dominuar Shqipërinë për 22 vjet, foli për FMN si për një organizatë keqbërëse antishqiptare dhe akuzoi qeverinë e vendit të tij për “marrëveshje të fshehtë” me të. Ishte një nga momentet e sinqerta të Sali Berishës.
Në historinë e raporteve të tij me FMN, ka një sërë betejash të pafundme, të cilat kanë përfunduar gjithmonë me ikjen nga pushteti të Berishës, duke lënë pas një gropë të madhe për ekonominë.
Kriza e parë reale mes tij dhe FMN nisi në vitin 1996, kur FMN e këshilloi të mbyllte kompanitë piramidale, që po informalizonin ekonominë. I gjendur mes nevojës për të mashtruar qytetarët shqiptarë për interesa elektorale nga një anë dhe presionit të FMN për një ekonomi të shëndoshë dhe reale, Berisha zgjodhi luftën me FMN, shpalljen e saj si armike të interesave të Shqipërisë, dhe futi vendin në spiralen e tmerrshme të rrënojave të piramidave në vitin 1997, duke u larguar nga pushteti në një vend që dukej sikur kishte ridalë nga lufta.
Dy vjet pasi u rikthye në pushtet në vitin 2005, ai rinisi betejën ndaj FMN, derisa e zboi në vitin 2009. Brenda katër viteve ai e çoi në 5 miliardë euro kreditimin nga bankat e nivelit të dytë në Shqipëri, rriti në mënyrë fiktive qarkullimin e parasë përmes kredive të qeverisë dhe qytetarëve për projekte joeficente dhe sot Shqipëria është vendi me kreditë më të këqija në Evropë, me një ekonomi të bllokuar, dhe banka që janë pronare të pasurive të pavlera të shqiptarëve. Qeveria ia doli të rrisë të ardhurat e saj nga hedhja në treg e kësaj sasie të madhe monetare dhe i shpërdoroi ato në kurthet e ngritura nga mafia e korrupsionit në vend.
Në vitin 2013, Sali Berisha u largua nga pushteti, dule rilënë një Shqipëri të zhytur në borxhe, një ekonomi në recesion, një sistem bankar të rrezikuar nga kreditë e këqija dhe një borxh publik të frikshëm.
Kjo ishte dhe shpresa e tij e vetme për falimentimin e pasaardhësve të tij. Sali Berisha e dinte mirë çfarë u kishte lënë, ndaj ishte i sigurt se ata nuk do t’i zinte dimri, pastaj as pranvera, ashtu siç shpreson tani se nuk do t’i zërë vera.
Mbi të gjitha ai shpresonte tek një qëndrim indiferent i FMN ndaj Shqipërisë pas përvojave të këqija me të dhe futjen e Shqipërisë në spiralen e borxheve dhe falimentimin e shtetit. Por FMN duket se ndau përvojën e saj të keqe me Berishën nga raporti me Shqipërinë dhe nënshkroi me qeverinë shqiptare një marrëveshje të vështirë, por të sigurt për ta ndalur rënien e ekonomisë dhe falimentimin e saj dhe për të filluar ngadalë rrugën e rritjes. Sali Berisha nuk e kishte pritur këtë. Ai shpresonte deri në fund se borxhet e papaguara, kreditë e këqija dhe humbja e mijëra vendeve të punës nga kriza, do ta mbante atë gjallë në skenë, dhe FMN larg Shqipërisë.
Ndodhi e kundërta. Dhe për herë të parë në historinë e këtij vendi, në parlamentin e Shqipërisë nuk shahet më nga nëna e farefisi vetëm Edi Rama, por dhe FMN. Shpërthimi i Sali Berishës është një ezaurim psikik i tij rreth historisë së tij personale me FMN, rreth betejave të dështuara të tij dhe bilanceve tragjike që i ka lënë vendit, dy herë që ka ikur nga pushteti.
Pasi sulmoi ashpër FMN, pasi humbi qetësinë dhe e akuzoi kryeministrin për marrëveshje të fshehtë me të, iu desh të shthurte gjuhën duke hapur fjalorin e tij me libër shtëpie, me shpresë që të mos mbahej mend ajo që i doli nga shpirti kundër marrveshjes FMN- Shqipëri.

Përse kryetari i kuvëndit nuk e largon nga punimet e kuvëndit për prishje të rregulit dhe etikës?
A ka rregullore ai farë kuvëndi?
Kryetari i kuvendit nuk reagon sepse i ka borxhe Berishes………..Berisha per ate kok lopen vrau 4 njerez ne 21 janar dhe kok lopa ja shperblen duke e len te bej cte doje Krimineli ne kuvendin e Shqiperise…………Edi Rama i ka duart e lidhura se eshte i varur nga kok lopa i kuvendit dhe per kete nuk mund te bej asnjegje kunder vrasjeve dhe vjedhjeve qe ka ber per 8 vjet Sali Berisha
@Patriot – Pergjigje shume e drejte dhe e vertete.