BE firmos marrëveshjen e asocimit me Kievin

anazapta

Kriza në Ukrainë vazhdon të mbajë vendin në një situatë të tensionuar. Ndërkohë Bashkimi Europian ka nënshkruar marrëveshjen e asociimit me Kievin. Firma është hedhur nga kryeministri ukrainas në detyrë Jatsenuk në Bruksel duke shënuar një afrim të mëtejshëm të vendit me BE-në.

Liderët e Bashkimit Europian kanë firmosur një marrëveshje për marrëdhënie më të ngushta me Ukrainën duke dhënë një dëshmi më shumë për mbështetjen ndaj Kievit, dhe nëj reagim për aneksimin e Krimesë nga Rusia. Kryeministri ukrainas në detyrë Jatsenuk dhe BE kanë firmosur në Bruksel. Refuzimi i firmosjes së kësaj marrëveshjeje nga ish presidenti ukrainas Janukovic, kishte shkaktuar protesta të dhunshme, viktima dhe si përfundim aneksimin e Krimesë nga rusia. Kjo marrëveshje i siguron Ukrainës një mbështetje më të madhe politike dhe ekonomike. Presidenti i Bashkimit Europian Herman Van Rompuy deklaroi se marrëveshja njeh aspiratat e popullit të Ukrainës për të jetuar në një vend të qeverisur nga vlerat, demokracia dhe ligji.

Kjo firmë vjen disa orë pas vendosjes së sanksioneve nga ana e Bashkimit Europiam kundër Rusisë dhe aneksimit të Krimesë që ka marrë dhe mbështetjen e senatit rus, duke zyrtarizuar në këtë mënyrë faktin se Krimeja tashmë konsiderohet pjesë e federatës ruse. Ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov reagoi duke i cilësuar sanksionet ndërkombëtare absolutisht të paligjshme. Gjithësesi presidenti rus Putin pas një takimi me zyrtarë të lartë të vendit bëri të qartë se për momentin nuk do të ketë asnjë reagim. Kryeministri rus Dmitry Medvedev tha se Ukraina duhet të paguajë 11 bilion dollarë për furnizimin me gaz pasi marrëveshja për dhënien në përdorim të Rusisë së bazës së marinës në Sebastopol tashmë është e pavlefshme. Në moskë 155 senatorët e dhomës së lartë të parlamentit votuan pro ratifikimit të marrëveshjes që bën Krimenë pjesë të federatës ruse. Pritet që presidenti rus të kompletojë procesin duke firmosur marrëveshjen në një ceremoni gjatë ditës. / I.K

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *