Bashkia e Kavajës bën shurdh-memecin

anazapta

SMS në DITA

Në 0689073730

Bashkia e Kavajës bën shurdh-memecin dhe të verbrin në lidhje me minimarketet sipër trotuarit ngjitur me tregun e ri. Gjobat nga policia vazhdojnë me ritme të papara nga mungesa e parkingjeve. Parkingu në qendër është i zaptuar tërë ditën nga taksitë e paligjshme, prandaj është domosdoshmëri që të gjitha rrugët e qytetit të bëhen vetëm me një sens lëvizje, sepse vetëm kështu lirohen plot hapësira për të parkuar. Kaq e vështirë është të bëhen këto dy gjëra, kur nuk kërkon shumë vlera monetare, por vetëm përkushtim dhe vëmendje? Ju falënderoj gazetë e dashur.

Share This Article
1 Comment
  • E keqja e shqiptarit eshte deshira e tij per anarki ! Nuk do rregullin ! Nuk mesohet dot me rregullin ! Nuk ka dezhire per te zbatuar rregullin ! Nuk e zbaton rregullin ne vendin e tij ,
    ndersa jasht behet si grusht per te zbatuar sa me mire rregullat dhe ligjet e vendit ! Kjo
    eshte natyra e tij …!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *