SMS në DITA
Në 0689073730
DITË, po pate nevojë
Më thuaj e mos e zgjat
Se kam goxha përvojë
Për të gjetur avokat.
Kur isha në Mirditë
Kisha të njohur plot
Po njërin me 7 klasë
E vura gradus në top.
Pas shumë vitesh në Tiranë
Takoj Frrokun demokrat
Me një çantë e me kollare
Dhe një pardesy të gjatë.
E ftova për një kafe
Dhe e pyes pa e zgjat:
“Me sa shoh o miku im
Paske ecur goxha lart.”
Qeshi dhe më përqafoi:
Çfarë të them o komandant
Kriminelët dhe hajdutët
Janë të gjithë “militantë”.
Kur të vjen fati te dera
Hapja pa e bërë të gjatë
Po të kesh teserë partie
Je i aftë për çdo zanat
(Pjesa e dytë nesër) Paçi fat! Kapo Labi, Tërbaç, Vlorë.

E ke qare me lot Kapo Labi keshtu jemi ne nga Laberia ,e themi cope ate qe kemi ne mendje nuk i vijme rrotull
E the , mik , e the , po kujt ia the . Tesera e partise duhet per fushate , tani bejne pune leket e thate . Tesera eshte “non grate . “