I nderuar lexues! Mali i Çikës ndodhet në Bregun e Detit, midis Jonit në perëndim dhe luginës së Shushicës në lindje, me shtrirje juglindje-veriperëndim e me majat më të larta të Çikës (2040 m) e të Qorres (2018 m). Shpati perëndimor i tij është i koklavitur nga një shkëputje tektonike e madhe, prej së cilës mjaft blloqe gëlqerorësh kanë rrëshqitur njëra mbi tjetrën dhe kanë bërë që ky shpat të bjerë shkallë-shkallë mbi detin Jon, duke formuar Rivierën e Himarës, pjesa më piktoreske e gjithë Rivierës Shqiptare. Shpati lindor është më i butë dhe bie mbi luginën e Shushicës. Format e relievit të sotëm janë shumë të ashpra, me maja të mprehta, shpate me gremina e rrëpira shumë të thella.
