Rama sot në Pejë, ftohet nga biznesmenët e Kosovës

anazapta

Kryeministri Edi Rama do të takohet sot në qytetin e Pejës, me disa prej biznesmenëve më të njohur të Kosovës. Ftesa për të marr pjesë në këtë takim është bërë nga Aleanca Kosovare e Biznesit ( AKB) dhe ELKOS Group. Rama pritet të nihet nga afër me disa prej biznemenëve të Pejës.

Takimi i biznesmeneve të Kosovës me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, do të mbahet të shtunën, më 22 Mars, në orën 15:30-18:00, në  Pejë”. Sipas njoftimit, vizita do të fillojë në ora 15:30 në Zahaç-Elkos Group, Devolli Group dhe në ora 17:00 në Hotelin Dugagjin, do të mbahet takimi me përfaqësuesit e bizneseve me temë: “Rritja e bashkëpunimit në mes bizneseve Kosovë- Shqipëri”.

Ky hap do të jetë një ogur i mbarë për të inkurajuar dhe më tej marrëdhëniet ekonomike mes Kosovës dhe Shqiprisë.  Kreu i qeverisë e ka një nga prioritetet e tij krijimin e një tregu të përmbashkët me Kosovën. Vetëm pak muaj më parë, me qeverinë e homologut të tij kosovarë Hashim Thaçi, zhvilluan në Prizren mbledhjen e famshme të dy qeverive shqiptare ku diskutuan një sërë çështjesh të dy vendeve. / I.K

Share This Article
2 Comments
  • Heqja e doganes, do te krijoje “Shengenin” ballkanik, le te jete dogana e Morines, inisiatorja e pare e nje bashkesie shtetesh, pa dogana, ku liria e tregut, do te rrise ne te dy krahet, kualitetin e shkembimeve, pa pengesa burokratike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *