Unioni u bën thirrje vendeve të treta që të përshtasin pozicionet me BE-në, kur bëhet fjalë për krizën në Ukrainë. Maja Kocijançiç, zëdhënëse e Shefes për Politikë të Jashtme të Bashkimit Europian, Catherine Ashton për Radiom Europa e Lirë, i ka kërkuar edhe shteteve të Ballkanit Perëndimor të vendosin masa kufizuese. Sipas saj, kjo është procedurë standarde që duhet ndiqet nga vendet e treta. Më tej, ajo kujtoi se disa vende të Ballkanit Perëndimor tashmë janë radhitur (përkrah BE-së), si Shqipëria dhe Mali i Zi, hap të cilin e përshëndesim. “Në këtë moment flasim për qëndrimin e 28 vendeve anëtare të BE-së. Dhe ne i inkurajojmë që ta bëjnë edhe shtetet e tjera”, tha zëdhenësja. Kjo është posaçërisht e rëndësishme për vendet kandidate dhe kandidatet potenciale për anëatrësim, sepse perspektiva e tyre afatgjate është pikërisht perspektiva evropiane dhe politika e jashtme e BE-së do të jetë edhe politika e tyre e jashtme.

Sot jemi jashte, vendosim si duam. Kur te jemi me ju vendimet do ti marrim bashke.
NJE KEMBANE ALARMI PER POLITIKEN SHQYPTARE.
Te cilen duhet ta degjojne urgjentisht Edi Rama dhe Aleati i tij i LSI-se Ilir Meta ne menyre qe te heqin dore nga plani famoz per te festuar me buje dhe me LEKA borxh si ne dasem gabelesh 29 nentorin e ZI qe mbolli MURTAJEN bolshevike ne trojet shqyptare dhe te mos vajtojne me si kukumjacka komuniste per LANC-in kriminal te Enver Hoxhes qe vrau dhe masakroi ushtaret angleze ne Kanalin e Korfuzit.
Ndryshe BE-ja deklaraten per sanksione nga Shqypnia e Vogel kunder Rusise se Madhe do te kuptonte si nje hipokrizi qesharake te politikes enveriste shqyptare si “Mesalla me dy Faqe”.
@nastradini imagjinar qe komenton perallat e nastradinit plak.
Me shume se nji kerkes.. absurde ,kjo kerkes tingellon ne vetvehte mjaft arrogante dhe thjesht hipokrizi ,nqs do shikojm se si u trajtua Shqiperia ne kto 23-vjet te ashtuquajtura Demokrati ,nga poltikat e be-se . Ja okay ,pafytyresia ,hipokrizia eshte njerezore ,kjo s’mundet te mohohet asnjiher ,por te pakten ti njihen kufijt ,mo !
Pra be-ja po shkon drejt nji kursi konfrontimi me aisbergun Rusi, duke na kerkuar edhe ne Shqiptareve (si pasagjer i verber) te behemi pjes e ngarkesesh se anijes BE !!!
Nji “Urdher” i tille eshte jasht cdo koncepti demokratik . Pra kjo do te thote se ne ate bashkesi te fortesh/ gansterrash ,nuk exziston demokrati mendimi ,do te thote qe sdo jemi te pavarur ! E vaiiiiiiiiiii…