Jeta si i izoluar duket se nuk është aspak e lehtë për Enkelejdin, i cili ka shprehur mungesën e jetës seksuale me një femër. Madje, duket se ky fakt është aq shumë problem për të, saqë i ka kërkuar “ndihmë” Julianës, të cilës i ka kërkuar që… të kryejnë marrëdhënie seksuale. Të paktën kështu ka konfirmuar vetë Enklelejdi, i cili gjatë një bisede me Fatjonin i ka shprehur problemin e tij dhe i ka thënë se në një moment ka ngacmuar Julianën, duke i thënë, “Kur do ma japësh një xhiro motorin?”, ndërsa ajo i është përgjigjur, “E kam parkuar shumë larg”. Fatjoni e ngacmon për marrëdhënien me Esidën, duke qenë se ajo i shkon shpesh pranë. Ai shprehet se Esidën e shikon thjesht si shoqe dhe nuk ka asnjë tërheqje tjetër ndaj saj. Enkelejdi sqaron Fatjonin se Esida i ka thënë se ai ngjan me një ish-të dashur që ka pasur, prandaj ajo rri me të. “Unë kam pasur një të dashur që i ngjante shumë Violës, nëse do bëja ndonjë gjë me femrat që janë këtu, një do ishte ajo dhe e dyta kotelja tjetër (duke nënkuptuar Julianën)”, thotë Enkelejdi, i cili nuk ka ndalur me kaq. Ai i ka kërkuar edhe Esterinës që të flenë bashkë, ndërsa kjo i është përgjigjur, “Nesër, se bëhet xheloz Valeri”.
