Laura c’e! (dhe në formë)

redaktor

Pas kritikës sonë, një javë më parë, për mënyrën se si trukohet zëdhënësja e Partisë Demokratike, Laura Vorpsi, duket se ajo na e ka marrë parasysh këshillën dhe nëpërmjet një fotoje në Facebook ka treguar rezultatet. Në foton e fundit që ka ndarë me miqtë e saj, Vorpsi duket e kuruar mirë, e veshur me një këmishë verore dhe zyrtare në të njëjtën kohë duket këndshëm. Nga ana tjetër, për t’u admiruar janë flokët e saj, të gjatë dhe të shëndetshëm. Duket se Laura ditë pas dite përmirësohet. Kujtojmë këtu, fotot e saj të para, me pistoleta e me thika… Po ashtu, kritika të vazhdueshme i janë bërë edhe nga dermatologë të fushës, për kujdesin që duhet të ketë me lëkurën e fytyrës, pasi në disa dalje mediatike ka shfaqur probleme të theksuara. Ndërsa tani gjendja duket më serioze. Laura, këtë javë ka qenë në formë. Ky është një lajm i mirë!

Share This Article
5 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *