Tenderët fiktivë, pranga kryekomunarit, 5 zyrtarëve e biznesmenit

redaktor

Tenderët fiktivë çojnë në pranga kryekomunarin e Tropojës së Vjetër, 5 zyrtarët vartës të tij dhe një biznesmen. Ka qenë një hetim i Prokurorisë së Rrethit i nisur prej vitit të kaluar, që ka zbuluar mekanizmin se si zyrtarët vendorë zhvillonin tenderë të ndryshëm dhe paguanin firmat private pa u kryer punimet ose ende pa mbaruar ato. Dhe për çudi dy prej tenderëve janë për urën dhe pritat në fshatin Viçidol, vendlindja e ish-kryeministrit Sali Berisha. Ditën e djeshme, me kërkesë të organit të akuzës, Gjykata e Tropojës ka miratuar urdhër-arrestet e masën “arrest me burg”, të akuzuar për “shpërdorim detyre” dhe “falsifikim dokumentesh”, si edhe administratorin e një subjekti privat, të akuzuar për “falsifikim dokumentesh.

Policia e Shtetit njoftoi dje se ka arrestuar Ram Kërtoçin, kryetar i komunës Tropojë e Vjetër, Haki Nezaj, nënkryetar, Man Malaj, shef i Financës, Zeqir Hykaj, teknik ndërtimi, Resmi Mulaj, sekretar, Fitim Peçi, sektori i Pyjeve në komunë dhe Sami Isufi, administrator i firmës “Besimi”. Burime zyrtare të Prokurorisë thanë se dosja hetimore është regjistruar në shkurt 2014, pas një kallëzimi të Komisariatit të Policisë Tropojë, Zyra Kundër Krimit Ekonomiko-Financiar. Sipas hetimeve paraprake rezultonte se nga zyrtarët e komunës ishin kryer veprime të kundraligjshme duke xhiruar shuma lekësh subjekteve private, të cilat kanë fituar prokurimet me blerjet e vogla të realizuara online gjatë vitit 2013 për investime dhe shërbime mirëmbajtje. Dhe të gjitha këto shuma u janë xhiruar nga komuna subjekteve private pa u kryer akoma punimet në terren sipas objekteve përkatëse. Kurse shoqërisë “Besimi” i janë kryer të gjitha xhirimet për prokurimet e fituara, duke i konsideruar 6 punime infrastrukturore të përfunduara, ndërkohë që nga verifikimi në terren rezulton se këto punime nuk kanë filluar, ose nuk kanë përfunduar. Pagesat për shoqërinë “Besimi”, e cila ka fituar tenderin për këto punime në rikonstruksion urash, pritash apo rrugësh e kanalizimesh, janë kryer duke falsifikuar dokumentet dhe me shpërdorim detyre.

Bëhet fjalë për tenderët e riparimit të kanalit kullues fshati Astë, ku nuk është kryer asnjë ndërhyrje, riparim ure fshati Viçidol, lagja “Tabak”, ku rezultoi se në urë nuk ishte kryer asnjë punim. Po kështu me shkollën e fshatit Kasaj, prita mbi lumin Viçidol, ura e fshatit Shumicë, ura dhe rruga e fshatit Ahmataj.

 

Të arrestuarit e djeshëm:

Ram Kërtoçi, kryetar i komunës Tropojë e Vjetër

Haki Nezaj, nënkryetar i Komunës

Man Malaj, shef i Financës

Zeqir Hykaj, teknik ndërtimi

Resmi Mulaj, sekretar i komunës

Fitim Peçi, inspektor Sektori i Pyjeve

Sami Isufi, Administrator i firmës “Besimi”

Share This Article
3 Comments
  • Ne tropoje ne asnje rast nuk kryen punimet sipas projektit.kam patur rastin qe jam kercenuar me jete kur nuk kam firmosur pa u kry punimet .sot jam i pa pune vetem per kete fakt firmat lobuan dhe me hoqen nga puna. te njejten veprim kryejne edhe firmat e kukesit sidomos firma marsi ka tre vjet qe mbulon rrugen e krumes dhe nuk kryen asnje punim.personat qe firmosin jane te pa afte ,dhe militant te partise demokratike. shume firma marin para pa kryer asnje punim mirembajtjeje.

  • Eshte plotesisht e vertete titan. Jane shuem firma te Kukesit qe perdorin te njeten skeme. Kane patur mbeshtetej e PD ne Tirane, pavarsisht se drejtuesit e tyre jane disa dallkauke e nuk kane as staff inxhinierik as kualifilim… Nje pjese i mjelte Fatos Hoxha. Tani i mjel Hasan Halili i LSI…Ka me dhkjetra rruge e shkolla te cilat nuk jane rikonstruktuar kurre, ka ura ne letra… po kush do t’ia dije.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *