Teuta fiton në fushë, Skënderbeu në tavolinë

redaktor

Teuta ka arritur fitoren e dytë për vitin 2014 dhe të parën nën drejtimin e trajnerit Ilir Biturku. Skuadra durrsake mundi dje Besën falë një goli të vetëm, shënuar nga mbrojtësi Idrizaj në minutën e 67-të, për javën e 25-të të Kategorisë Superiore. Teuta e dominoi takimin dhe krijoi mjaft raste për të shënuar, përfshirë edhe një penallti në minutën e 39-të humbur nga Daniel Xhafaj. Gjuajtja e sulmuesit veteran u prit nga portieri i ri Lika, i cili zëvendësonte Bejtjen. Artan Mergjyshi kishte shumë mungesa në formacionin e tij, çka bëri që Besa të mos dilte në lojën e saj. Me fitoren e arritur, durrsakët ngjiten në vendin e pestë, në pritje të ndeshjeve të tjera, ndërkohë që shkojnë më të qetë në përballjen me Kukësin, për takimin e parë gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë. Ndeshja e djeshme në “Niko Dovana” është e vetmja e luajtur për këtë javë, por ndërkohë dihet edhe një rezultat tjetër. Skënderbeu merr tri pikët pa luajtur këtë javë, pasi kundërshtari është Bylis, i përjashtuar nga kampionati. Sipas rregullores, kur është luajtur gjysma e kampionatit, rezultatet e mëparshme të skuadrës së përjashtuar qëndrojnë në fuqi, ndërsa takimet e mbetura humben në tavolinë 3-0.

Kategoria Superiore

Java e 25-të

Dje

TEUTA-BESA           1-0

Idrizaj 67’

Sot

SKËNDERBEU-BYLIS           3-0

Rezultat në tavolinë

KUKËSI-FLAMURTARI    14:00

PARTIZANI-TIRANA           20:00

Nesër

LAÇI-VLLAZNIA        14:00

KASTRIOTI-LUSHNJA    14:00

 

 

 

Renditja

 

N  Skuadra      P    Gol  F    B    H

1  Skënderbeu   54   42:19 16   6    3

2  Laçi         40   29:21 12   4    8

3  Partizani    39   23:16 11   6    7

4  Kukësi       37   25:25 10   7    7

5  Teuta        36   32:28 8    12   5

6  Besa         34   28:26 9    7    8

7  Flamurtari*  31   30:30 9    7    8

8  Tirana       27   16:23 7    6    11

9  Vllaznia     26   27:29 6    8    10

10 Lushnja      23   23:38 6    5    13

11 Kastrioti    23   15:26 6    5    13

* Flamurtari -3 pikë, Bylis i përjashtuar

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *