E dashur DITA. Balkanizmi është një term gjepolitik i përdorur përgjatë shekullit të XIX-të dhe ka lidhje pikërisht me Gadishullin Ballkanik. Definicioni që shpreh termi ‘balkanizëm’ është thuajse i barazvlefshëm me copëtimin, përçarjen apo kryeneçsinë në çdo aspekt të shteteve e kombeve. Balkanizmi është një term që nuk përdoret vetëm në aspektin politik, por e hasim edhe në një aspekt më të gjërë, sidomos në atë social, teksa ligjëron përçarjen dhe fragmentarizimin, njohur në gjuhën e përditshme si ‘pezhoratizëm’.
Pikërisht ky lloj termi është ngjallur ndër shqiptarët modernë, pezhoratizmi në shoqëri për arritjen e kënaqësive individuale.
Shqiptarët, historikisht e politikisht janë mbizotëruar nga ndjenja e mospranimit mbi krye të tjetrit, vetëm për të arritur shkallë në karrierë në mënyrë individuale.
Shqiptarët e kanë humbur heroin e tyre, e kanë humbur rrjedhën pacifiste në krah të kombeve të zhvilluara perëndimore e amerikane, e kanë humbur Gjergj Kastriotin. Hamzai ndoshta ka humbur në histori, ndoshta i kemi dhënë dhe vazhdojmë teorikisht ti japim një konetacion negativ si personazh, por ai është rizgjuar në shpirtrat e shqiptarëve, shpirt i cili s’e ka lënë dhe s’po e lë Shqipërinë tonë, vendin tonë të udhëhiqet e të vishet me qytetarë të pajisur me sedër e moral shoqëror. Duhet thënë me dhimbje, ndër shqiptarë ‘ka vdekur’ shpirt i Skëndërbeut dhe është ringjallur shpirt i Hamzait.
Opinion i nënshkruar: Dionis Xhafa