AMNISTI PËR TË GJITHË EMIGRANTËT , ËSHTË I VETMI NGUSHËLLIM PËR GREQINË

anazapta

I nderuar zoti kryeredaktor i gazetës DITA! Aq sa më shumë shtërngohen masat për shkurtime nga puna, për shkurtime të rrogave muajore, për shkurtime të pensioneve, për shkurtime të asistencës sociale, aq më i diskriminuar bëhet Emigranti në shtetin Grek!

Të gjithë ata, që kjo valë e masave ekstreme të qeverisë, i zuri akoma të pa ligjëruar, u bënë viktimë e sulmeve neo-naziste dhe ekstremiste të turmave të pa kontrolluara dhe të lejuara nën rrogoz nga politika vëndase.

Ata të cilët kjo valë e “lëkundjeve sizmike” për Greqinë, i zuri gjysëm të ligjëruar, në pritje të ligjërimit, në pritje të përgjigjes së vonuar nga administrata vëndase prej 2-3 vjetësh, ky kontigjent ndodhet sotë pëpara dy pengesave të reja;

1 – Duhet të paguaj një numur ensimash (ditë pune të munguara) sepse ka nevoj buxheti i shtetit!

2 – Duhet të paguaj gjobë për vonesë.

Gjobat vazhdojnë edhe për arsye të tjera, si mos bërja e një deklarate pranë bashkisë për ndërrim pronarësh, ndërrim shtëpish, ndërrim grash, ndërrim burrash, largime nga shtëpia më tepër se 24 orë… etje. Për të gjitha këto emigranti i gjorë ka gjobë nga 250 euro deri në 600 euro!

Shteti Grek po kërkon hapur dhe me këmbëngulje që Evropa t’i falë kohën e humbur, t’i falë kamatën e borxheve të shtuara , e plotë të tjera!

Po emigranti nuk pas’ka të drejtë ndonjë lehtësim nga gjithë kjo katastrofë që kalojmë së bashku? Për emgrantin shqipëtar qënkan mbledhur gjithë të zezat e Greqisë?

– Kaq të pa denjë qënkan emigrantët shqipëtar, që përbëjnë 67-70 % të gjithë emigrantëve?

– Kaq të pa denjë qënkan emigrantët shqipëtar, të cilët e ndërtuan për 20 vjet Greqinë, ja ndërruan pamjen, kudo është dora e tyre dhe në çdo punë, punuan me ndershmëri dhe nuk ndëjtën rrugëve e qosheve të shesin CD?

Nuk janë të pa denjë këta 800 mij emigrantë të cilët nuk lanë shtëpi të Greqisë pa pastruar, nuk përtuan të mbajnë fëmijët e tyre dhe të grekut njëlloj, lanë prindërit e tyre largë, vetëm dhe nuk përtuan të mbajnë pleqtë e greqisë në pëllëmb të dorës!

– Harruan hymnin e tyre shqipëtar dhe këndojnë hymnin grek me krenari në parakalimet festive dhe vëndasit nuk rreshtën së fyeri dhe ofenduari!

Dhe tani nuk dalkërka asnjë mëndje femër që të thotë: “Ndal diskriminimin ndaj emigrantëve”, por janë bërë të gjithë politikanët bashkë, të majtë e të djathtë dhe tallen me emigrantin, e kanë kthyer në SKLLAV pa të drejta, vazhdojnë masat admnistrative me urdhëra nën tavolinë, me qarkore të firmosura nga 1-shi, me diçiturën “..s’kemi çfar të bëjmë ndryshe..!”.Turp, turp, turp…dhe turpi në këtë botë lahet, askush nuk e ka marr me vete!

Të gjitha këto që sot bëhen pa përgjegjësi, do të vijë koha dhe ora të ndërgjegjësohen…por nuk besoj t’a kalojnë me një SIGNOMI!

Përgjegjësia bje edhe mbi vetë migrantët, të cilëve asnjëherë nuk ju ka pëlqyer rruga e dhunës, dhe mirë është, po ata të cilët kanë përgjegjësi drejtuaese duhet me doemos ta ngrenë zërin e tyre më instancat e larta. STOP DISKRIMINIMIT.

Të ketë pa tjetër dhe sa më shpejtë AMNISTI për të gjitha problemet e emigrantëve.

 

Letër e nënshkruar: Danel Cana

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *