Serbia e ka punën pisk. Qëndrimi që ajo do të mbajë në rastin e Krimesë do të jetë vendimtar për procceset që e presin. Ajo po survejohet nga BE. Madje BE po e pret me vëmendje qëndrimin e Serbisë mbi Krimenë, duke bërë të qartë në heshtje që vetëm një qëndrim i qartë kundër Rusisë do të mbështeste Beogradin në rrugën e tij të integrimit europian. Sipas televizonit”B92″, Brukseli ndërkohë ndihet i pakënaqur me Serbinë, që ende nuk ka mbajtur një qëndrim zyrtar mbi krizën në Ukrainë. Sipas drejtorit politik të fondacionit “Konrad Adenauer”, BE pret që t’i përgjigjet agresionit rus me një bllok të bashkuar prej 28 shtetesh. “Në këtë moment, për Brukselin është e rëndësishme që edhe vendet që synojnë integrimin të mbajnë një qëndrim të njëjtë”, deklaroi Henry Bone, drejtori i fondacionit. “Serbia duhet të lëvizë në të njëjtën rrugë si Mali i Zi, duke shfaqur solidaritet ndaj BE-së. Brukseli po e ndjek me vëmendje këtë situatë dhe ka të qartë gjithashtu se Beogradi ka lidhje të forta ekonomike me Rusinë dhe se një gazsjellës rus do të kalojë nëpërmjet vendit. Megjithatë, duke konsideruar që Serbia ka nisur negociatat e anëtarësimit, nga BE do të mirëpritej një qëndrim i qartë pro-europian”,- tha Bone. Në fjalën në të cilën shpallte bashkimin e Krimesë me Rusinë, më parë gjatë javës, presidenti Putin iu referua edhe precedentit të Kosovës për të përligjur pushtimin e krahinës jugore ukrainase. Serbia është treguar e kujdesshme që të ruajë heshtjen deri më tani, e vetëdijshme që njohja e pushtimit rus në Krime do të ishte në kontradiktë me qëndrimet që Beogradi ka mbajtur për të përligjur pretendimet e tij ndaj Kosovës. / I.K

Ka shum shtete te BE-se qe kundershtojn politiken e sotme te EU ne drejtim te Krimese!
Kjo ska te beje me integrimin,ku Serbet jan Europiane si shum popuj Sllave te tjere, por qe kan mare Katolicizmin ose Protestantizmin si fe!
Jo me kot presidenti Obama do te konsultohet me Papa Fraceskun ne Vatikan!
Beogradi esht gati ta njohe kosoven natyrisht kur tu njihet edhe pjesa e Bosnjes si pjes e saj e jo nje ide e ardhur nga interesat Amerikane,ku neser ose pasneser pjesa myslimane e saj te ngrihet kunder kultures Europiane ne dobi te SH:B:A-se!!??
Pra ky esht nje problem i brendshem brenda Europes,ku shum shtete me kulture Islame duhen te integrohen ne BE e jo si nje mashe sheri per interesa te nje kontinenti Amerikan!
Boll ti ore, mos na bej politken e serbit ketu !
Na flet ti ketu kunder Amerikes ne emer te minjve te Serbise
Te dhjefsha ate Amerike e kush e ka bere ate, bashke me ty Islamist i Amerikanizuar!
pa te shohim si do veprojen trimat e sebis dhe me pas te shohim ruset se si do sillen me serbet te shohim
E zoti Beni puna eshte se pa nderhyrjen dhe forcen e amerikes te gjitha shtetet e jugosllavis do coptoheshin si ti donte qejfi serbis dhe ishin amerikanet ata qe moren inisiativen per ta mdaluar serbin po te prisnim europen e percare do ishin shfarosur ato pakica nga serbet bashk me kosoven pra perderisa USA dha kontributin me te madh ne ceshtjen e jugosllavis i takon te ket dhe fuqin dhe influencen me te madhe ne rajon , persa i perket qendrimit te serbis per krimen sbesoj qe europa te bej noj gje vetem po u fut USA sepse serbia me presion karshi europes per ceshtjen e kosoves dhe per qe te mos kthej koken nga rusia u pranua si shtet kandidat per BE , pra europa te mbaj qendrim direkt karshi serbis jo te presi kur te dali dielli dhe mos harroni qe serbia dergoi mercenar ne ukrain per te luftua ne ngjarjet e fundit atje , pra europa ca pret?? Europa mos te meret me presione ne fjale po me realitet te veproj
Ne fakt ketu do vihet ne prove BE se sa e drejte eshte ne kushtet qe ajo vendos per anetaresim ne BE
se as qe diskutohet qe Serbia do mbaje qendrim pro -rus ….dhe BE -ja do tregohet prape tolerante me Serbine
nderkaq qe do ulerije per Shqieprine qe …nuk po pemrbush standartet…lol….
Shqiperia duhet te hidhet ne sulm dilomatik per ta diskretituar Serbine ne cdo aspekt ,
ne menyre qe anetaresimi i Serbise drejt BE-se te ngadalesohet dhe ajo te futet pas nesh ….Por ne nuk kemi politikane ne krye, kemi budallenj
Ajde ti e mesoi politikanet tane kok Lo…!