Trajneri i “djajve të kuq”, David Moyes, sfidën kundër Bayern Munich, e ka vlerësuar të vështirë, por sipas tij, “Djajtë e Kuq” nuk kanë frikë nga kampionët e Botës. Manchester United dhe Bayern Munich do të konfrontohen në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve. Tekniku skocez thotë se është i lumtur që ekipi i tij është kualifikuar për në çerekfinale, por ai synon që me Unitedin të kalojë në gjysmëfinale. “Unë jam i kënaqur që kemi arritur në çerekfinale, kurse qëllimi ynë tash është gjysmëfinalja. Kanë menduar se ne jemi të eliminuar pas humbjes 2:0 nga Olympiakosi”, ka thënë Moyes. “Për këtë, më nuk ka rëndësi për mua se kë do ta kemi si kundërshtar. Do t’i kemi për kundërshtarë kampionët e Evropës dhe një prej favoritëve për trofe. Do të jetë e vështirë, por jemi të lumtur për ndeshjet e ardhshme”, ka theksuar ai.
