Cardiff City – Liverpool, ‘lum’ golash

anazapta

Ndeshja mes Cardiff – Liverpool ka përfunduar 3-6. Nëntë gola u shënuan në Stadiumin e qytetit të Cardiffit, ku Liverpooli e mposhti Cardiff Cityn me rezultat 6-3. Minuta e nëntë i gjeti mysafirët në disavantazh, pasi Jordon Mutch shënoi për vendasit. Mirëpo, shumë shpejt Luis Suarez e barazoi rezultatin (16’).

Fraizer Campbell riktheu epërsinë e vendasve (25’), por Martin Skrtel bëri që skuadrat të shkonin në pushim me shifra identike (41’). Coutinho asistoi.

Në fraksionin e dytë, pas një harkim nga këndi të Coutinhos, Martin Skrtel realizoi golin e dytë personal (54’) që ishte goli i 79-të sezonal i Redsave që njëherësh është rekord golash i kësaj skuadre brenda një sezoni në Ligën Premier.

Golin e tij të dytë në këtë përballje e shënoi edhe Luis Suarez (60’), ndërsa Sturridge asistoi me thembër.

Daniel Sturridge shënoi golin e pestë të mysafirëve (75’). Suarez ia riktheu favorin duke dhënë asistin.

Vendasit shënuan përsëri. Realizues ishte Jordon Mutch (88’) që njëherësh ishte goli i dytë i tij në këtë takim.

Në minutat shtesë (90’+6), Luis Suarez kompletoi het-trikun.

Liverpooli ka katër pikë më pak se Chelsea, por ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *