Librazhd, mbytet aksidentalisht në rezervuar 11-vjeçari

anazapta

Një 11-vjeçar nga Librazhdi ka humbur jetën aksidentalisht duke u mbytur në rezervuar. Sipas burimeve të policisë, ngjarja ka ndodhur në fshatin Xhyrë, të komunës Hotolisht, mëngjesin e djeshëm. Nga të dhënat e para mësohet se vdekja e 11-vjeçarit me iniciale V. F., ka ardhur për shkaqe aksidentale. Dyshohet që ai mund të jete rrëzuar në rezervuar teksa luante aty i vetëm. Kanë qenë familjarët ata që e gjetën të mbytur 11-vjeçarin pas kërkimeve dhe njoftuan policinë që po vijon hetimet për ngjarjen.

 

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *