Tre persona janë plagosur rëndë paraditen e djeshme, si pasojë e përplasjes së dy automjeteve në “Rrugën e Kombit”. Burime nga policia bënë të ditur se aksidenti ka ndodhur pranë zonës së Fanit, aksi Rrëshen-Kalimash, ku një furgon me targë LA9424A është përplasur me një automjet tip “Benz” me targë AA441IN. Nga përplasja janë plagosur 3 persona, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur. Ata u transportuan menjëherë në spital, prej ku mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën. Policia po punon për të zbardhur shkaqet.
