Poliklinikat e spitalet në mungesë për mjekë specialistë

anazapta

Mungesa e specializimeve te mjekësia ka vështirësuar punën e poliklinikave dhe spitaleve, të cilat po përballen me mungesa të theksuara personeli, në specialitete të ndryshme mjekësore. Më e vështirë situata raportohet të jetë në rrethe, ku mangësitë në staf të kualifikuar janë edhe më të dukshme, sidomos mjekë familjeje, dhe specialistë për sëmundjet interne. Duke marrë shkas nga kjo gjendje e krijuar si pasojë e bllokimit disa vjeçar të programit të specializimeve, dekani i Fakultetit të Mjekësisë në Tiranë, Bajram Hysa sqaron se krahas çeljes së shpejtë të këtyre kualifikimeve, duhet ndërhyrë edhe në sistem, në mënyrë që të mos lejohet më përsëritja e bllokimit të këtij procesi sikundër ka ndodhur shumë herë gjatë viteve të fundit.

Sipas tij, një ndër ndryshimet që duhet bërë sa i takon zhbllokimit të programeve të specializimeve afatgjata është që vendimi për kuotat e pranimeve nga qeveria të kalojë si kompetencë e fakulteteve. Pavarësisht interesit të vazhdueshëm që tregojnë të diplomuarit në specialitetet të ndryshme që paraqiten çdo ditë në dyert e fakultetit , me shpresën mos dëgjojnë se kur nisin aplikimet, ende nuk ka një datë të parashikuar nëse do të çelen gjatë këtij viti. Pak kohë më parë kreu i shëndetësisë, pati deklaruar se kjo problematikë me specializimet do të nisë të marrë zgjidhje vetëm pas shtatorit të 2014.

Dekani Hysa sqaron se bllokimi i procesit të aplikimeve për specializimet afatgjata në mjekësi është një shqetësim që rëndon jo vetëm mbi studentët e këtij fakulteti, por edhe për drejtuesit e fakultetit, të cilët thonë se deri tani nuk ka asnjë vendim qeverie që t’i hapë udhë procesit të aplikimeve në secilin prej shërbimeve. Gjatë vitit të shkuar u shpallën rregullorja e konkursit, por nuk pati një vendim qeverie me kuotat dhe tarifat për çdo shërbim, çka nuk lejoji çeljen e aplikimeve. Kundrejt zvarritjes 3 vjeçare, dekani Hysa propozon që kuotat e specializimeve të miratohen nga vetë fakultetet . ”Ka 3 vjet që nuk janë kryer specializime. Ky bllokim ka cenuar shërbimin në QSUT, sepse specializuesit kanë kontribut të madh në shërbimin shëndetësor, por edhe perspektivën dhe karrierën e tyre.

Ka 3 vite që nuk është hapur fare programi i specializimeve, aplikimet për të cilin nisin vetëm pas daljes së Vendimit të Qeverisë. Unë mendoj që specializimet duhet të jenë në vullnetin e Fakultetit të Mjekësisë dhe fakulteteve të tjera, duke e konsideruar si një cikël të rregullt studimesh. Ka nevojë për specialistë të shumtë që nga mjeku i familjes, dhe të gjitha shërbimet klinike dhe sëmundjet interne”, shprehet Hysa. Për vite me radhë, specializimet tek mjekësia janë shoqëruar me debate të shumta, veçanërisht sa i takon akuzave që janë ngritur nga vetë aplikuesit për zgjedhje abuzive të kandidatëve që rezultonin në listat finale të fituesve.

 

Specializimet sipas 36 programeve

Specilizimet afatgjata tek Fakulteti i Mjekësisë zhvillohen në 36 lloje të ndryshme specialitetesh mjekësore, që kanë të bëjnë me specialitetet si : “Alergologji, Anatomi patologjike, Anestezi-reanimacion, Dermatologji, Endokrinologji, Gastrohepatologji, Hematologji, Diagnozë me imazhe, Kardiokirurgji, Kardiologji, Kirurgji, e përgjithshme, Kirurgji maksilo-faciale, Laboratori klinik-biokimik, Mikrobiologji, Mjek familjeje, Mjekësi, interne, Mjekësi ligjore, Nefrologji, Neurologji, Neurokirurgji, ORL, Obstetrikë-gjinekologji, Okulistikë, Onkologji, Ortopedi-traumatologj i, Pediatri, Pedodonti, Pneumonologji, Psikiatri, Psikiatri e fëmijëve dhe e adoleshentëve, Reumatologji, Sëmundje infektive, Shëndet publik, Terapi stomatologjike, Toksikologji klinike, Stomatologji (kirurgji orale, kirurgji maksilo- faciale, protetika fikse, protetika të lëvizshme, protetika kirurgjikale, ortodonci periodontologji).

 

Kreditet dhe kushtet që kërkohen për specializimet mjekësore

  • Programet e studimeve specializuese afatgjata janë p
  • ograme të formimit profesional, që ofrojnë njohuri për profesione të veçanta në fushat e mjekësisë, të stomatologjisë, të farmacisë, të inxhinierisë, të veterinarisë dhe të drejtësisë etj. Këto programe të studimeve përfshijnë studime teorike, të kombinuara me aplikime praktike e trajnime profesionale. Programet e studimeve specializuese realizohen edhe në drejtësi realizohen në kuadër të Shkollës së Magjistraturës, që rregullohet me ligj të veçantë.
  • Për kryerjen e programeve të studimeve specializuese afatgjata, studenti duhet të grumbullojë jo më pak se 120 kredite dhe kohëzgjatja normale e këtyre programeve të studimeve është jo më pak se 2 vite akademike, në përputhje me ligjin e profesioneve të rregulluara.
  • Studentët e këtij programi studimi duhet të japin në përfundim edhe provimin e gjuhës angleze, mbi bazën e testeve të njohura ndërkombëtare;
  • Në përfundim të programeve të studimeve specializuese afatgjata lëshohet diplomë universitare specializimi me titullin në fushën përkatëse.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *