Pyetje: Doktor, a është mirë të marr kontracepsionin e urgjencës, kur dy muaj më parë e kam marrë edhe një herë tjetër këtë? A është mirë ta marr kontracepsionin e urgjencës kur në fund të javës pres të më vinë periodat? Sa i padëmshëm është kontracepsioni i urgjencës, ose sa toksik është ai kur e përdor më shumë se njëherë , brenda dy muajve? Sa shanse kam të mbetem shtatzënë, pas përdorimit të kontracepsionit të urgjencës? U bëra kaq shumë pyetje, sepse jam konfuze lidhur me përdorimin e kësaj metode kontraceptive. Faleminderit.
Përgjigje: Duhet të dini se kur keni marë kontracepsionin e urgjencës para dy muajsh, ai nuk u mbron për marrëdhëniet që do të bëni më vonë. Nisur prej këtej, po qe se dëshiron të jesh e mbrojtur për këtë herë, ti duhet të marrësh përsëri kontracepsionin e urgjencës. Për të prevenuar shtatzëninë pas seksit të pambrojtur, ose kur metoda mbrojtëse dështon, (psh dwmtim prezervativi), kontraceptivi i urgjencës është një shans më shumë.
Ka disa metoda të kontracepsionit të urgjencës. Versionet e tij gjenerike mund t’i gjeni në farmaci. Në shumë vende , këto barna jepen pa recetë, madje, pa pyetur as farmacistin. Barin e merr nga rafti dhe shkon e paguan tek kasa. Për këto barna nuk kërkohet recetë dhe as dokument që të vërtetojë moshën, edhe pse në kuti mund të shkruhet se ato duhet të përdoren nga vajzat dhe gratë mbi 17 vjeç. Pa dyshim, ka metoda të tjera të kontracepsionit të urgjencës, që kërkojnë recetë nga mjeku, ose vizitë mjekësore tek një obstetër.
Kontracepsioni i urgjencës është një kombinim special i hormoneve që përdoren për kontrollin e lindjes. Ky kombinim hormonesh përdoret nga vajzat dhe gratë për ndaluar shtatzëninë dhe ai duhet të merret brenda 120 orëve të para pas seksit.. Ndërkaq, bëni mirë të dini, se sa më shpejt ta merrni aq më mirë është. Në rastet kur duhej të përdorej në mënyrë të përsëritur kontracepsionit të urgjencës, siç është rasti juaj, ai nuk ka patur asnjë rrezik për shëndetin. Çdo vajzë dhe grua që përdor kontracepsionin e urgjencës duhet të dijë mirë efektet anësore të përkohshme që ajo pati kur e përdori atë herën e fundit. Disa gra, pasi përdorin kontracepsionin e urgjencë mund të venë re ndryshime në sasisë, zgjatjen dhe kohën e periodave më pas. Gra të tjera mund të provojnë të përziera dhe të vjella. Kontracepsioni i urgjencës nuk është sajuar që të përdoret si formë e rregullt e kontracepsionit, ndërkohë , që përdorimi i tij dy herë në dy muaj, nuk besoj se do t’u dëmtojë juve.
Ju më pyesni, gjithashtu, se sa janë shanset tuaja për të ngelur shtatzënë. Parashikimi me saktësi i shanseve për të mbetur shtatzënë është i vështirë, sepse në këtë proces ndërhyjnë shumë variabile. Disa faktorë influencues duhet të merren në konsideratë, sepse ato ndihmojnë të pakësohen rreziqet për shtatzëni. Për shembull, •Marrëdhënien seksuale për të cilën jeni shqetësuar, a e keni kryer në ditët më fertile(pjellore) të ciklit tuaj?
Në mënyrë tipike, kjo periudhë e fertilitetit më të lartë është disa ditore. Ajo shkon nga pesë- gjashtë ditë para ovulacionit deri në një ditë pas tij. Në këtë periudhë shanset për të mbetur shtatzënë janë 10 deri 30 përqind. Sidoqoftë, edhe po të jeni në mundësinë më të vogël për të mbetur shtatzënën, përdorimi i kontracepsionit të urgjencës, do të ishte një ide e mirë.
Paç fat e shëndet

Përshëndetje doktor. Sa efekt ka kur merret pilula e emergjencës 17 ore pas kryerjes së marredhenies? Gjithashtu isha në ditën e 21 të ciklit. Ciklin e kam te rregullt (28 dite). A është rreziku i ngeljes shtatezane në një rast të tillë? Faleminderit.
Pershendetje ….po ne cofte se marrdhenia seksuale e pa mbrojtur esht kryer gjate periudhes kur femra esht me perioda …sa mundesi ka ajo qe te mbetet shtatzen ..edhe pas marrjes se pilules se emergjences
Mirdita kam pes dit qekam kryer mardhenje .por prezevativa uca dhe mardhenja ishte epa mbrojtur piva kokrren eurgjencen po ate nat.sa perqindje mundesie kam te ngel shtatzane.se kam perdorur kurr kete kokerr.dhe kur kryva mardhenie kisha vetem dy dit mbas periodavem me kthe pergjigje te lutem
Pershendetje desha ta di mas pirjes se asaj piluleje a te erdhen periodat nese po sa gjate te mbajten ?
Mirdita kam pes dit qekam kryer mardhenje .por prezevativa uca dhe mardhenja ishte epa mbrojtur piva kokrren eurgjencen po ate nat.sa perqindje mundesie kam te ngel shtatzane.se kam perdorur kurr kete kokerr.dhe kur kryva mardhenie kisha vetem dy dit mbas periodavem me kthe pergjigje te lutem
Prsh dje kam kryer marredhenie seksuale pa mjete mbrojtese dhe aksidentalisht kur i fejuari po largohej i mbeti pak sperme brenda,,sot kam pire kokrren e emergjences NORLEVO a mund te me thoni sa ka ndikur kjo per te parandaluar shtatezanin dhe a ka problem qe e kam pire ta i mbazdite
Prsh.km pire kontraceptivin e urgjences para akttit seksual.sa dem i km bere vetes dhe a rrezikoj te ngelem shtatzen