Letër e nënshkruar
Skënder Dusha
Kohët e fundit është zbuluar marrëveshja e Zogut me kontin Çiano për pushtimin e Shqipërisë dhe ditën tjetër Zogu rrëmbeu thesarin e shtetit dhe u arratis, d.m.th. komandanti suprem braktisi vendin në momentin që duhej të ishte në krye të ushtrisë kundër pushtuesit. Kjo në gjithë botën quhet tradhti e lartë, ndërsa tek ne pasardhësin e quajnë “princ”, i japin pronat, që për arsyen e përmendur më lart, nuk i takojnë. Po kështu u janë kthyer pronat edhe trashëgimtarëve apo farefisit të tradhtarëve dhe bashkëpunëtorëve të fashizmit në Luftën e Dytë Botërore, gjë që nuk mund ta bënte asnjë forum kombëtar apo ndërkombëtar.
Si pasojë e këtij karagjozllëku të Berishës dhe Fatos Nanos, të gjithë ata që janë nxjerrë nga banesat sipas ligjit për konfiskime duke i rimarrë ato nëpërmjet Strasburgut, do t’i sjellin shtetit një barrë shumëmiliardëshe eurosh.
Avokatët që përfaqësojnë shtetit tonë në Strasburg, duhet të kenë mirë parasysh “Kartën e Atlantikut”, të cilën e vendosi Lufta e Dytë Botërore dhe askush nuk e anulon dot atë, prandaj këta detyrohen të mbrojnë me vendosmëri parimet e kësaj Karte. Me nderime, Skënder Dusha.

Ja, keshtu flet nje marksist-leninist i vertete…
Kjo eshte e folur demokratike europiane, jo e folur si marksist-leninist apo si fashistet dhe revanshistet e PD-se. Por, keshtu ndodh kur ne pozicione kyce te shtetit vendosen pasardhesit e bashkepunetoreve te fashizmit e njerez qe as duan te dine fare per shqiptaret.