Email nga adresa
Ka disa ditë që Berisha ka filluar të marrë në mbrojtje kokë palarët e doganave. Po kush janë këta kokë palarë që Berisha ka ditë dhe netë që po mundohet t’i mbrojë me çdo kusht? Çfarë lidhje ka ai me këta? Politike apo diçka tjetër? Këta kokë palarë, as më shumë e as më pak, janë miqtë e tij familjarë. Ata që kanë fshehur dhe mbrojtur kontrabandën e familjes, ish-drejtues të lartë të shërbimit sekret 1997. Flamur Gjymishka, Bujar Vukaj, Astrit Marku. Të punësuar duke u vendosur në pozicionin e Drejtorit, Shefit deri në përgjegjësit e antikontrabandës apo turnit në çdo doganë të vendit. Servilë, militantë, njerëz që ishin futur pa konkurs, por paguanin taksën mujore në deputetët apo drejtuesit e Partisë Demokratike. Kokë palarë që vetëm me atë vend pune nuk kishin dhe nuk kanë pasur lidhje për t’u punësuar, veç asaj partiake. Berisha po mbron administratën më të korruptuar dhe më të inkriminuar, atë doganore në të gjitha strukturat e saj. Berisha sot po kujtohet për administratën e paaftë dhe të korruptuar doganore dhe policisë kufitare. Vallë nuk e dinte z.Berisha se një polic në kufi nuk thirret më në emër, por dymijë lekësh (sepse nuk lënë makinë apo emigrant të kalojë pa i marrë një dymijë lekësh)? Doganierë që e kanë kthyer doganën në pronë private dhe qendër të kontrabandës. Të gjitha këto i dinte dhe i di z.Berisha. Por ata janë kokë palarët e tij, janë militantët e tij, janë njerëzit me të cilët drejtoi dhe shkatërroi në tetë vite shtetin shqiptar. Po, po, janë këta kokë palarë që e kishin kthyer doganën në një pronë private. Berisha ka dalë jashtë kontrollit mendor dhe politik. Humbja, largimi nga Kryeministria dhe politika, po nxjerr Berishën e vërtetë. Karakterin dhe moralin e tij politik, mashtrimin për 23 vite të elektoratit të djathtë, të klasës së ish-të persekutuarve dhe gjithë shqiptarëve. Debati i fundit në Parlament nxori fytyrën dhe moralin e vërtetë të-ish presidentit, ish-kryeministrit, ish-kryetarit të Partisë Demokratike z.Sali Berisha dhe gjithë shpurës kokë palarë dhe putha këmbëve të tij.

Pergezime,I nderuar Urim!
Ju pergezoj Jo vetem per temen qe keni analizuar por edhe per guxximin qe keni patur per te pasqyruar nje te vertete sa te madhe edhe te hidhur!
E them kete sepse shume punonjes te Doganave,duke perfshire Jo vetem drejtuesat por edhe
Shofere te Antikontabandes,pastruesa,punonjes te thjeshte qe kane detyre vetem te ulin e te ngrene trarin te Dogana,duhen kontrolluar per shperdorim detyre!
Zonjusha Spiropali ndoshta do kete kujdes qe me ane te punonjesve te rinj te Doganave por edhe ne bashepunim me Prokurorine e Task-Forcen le te kontrollojne per 10 vitet e fundit:
1-Llogarine Bankare te punonjesve e zyrtareve te Doganes se Tiranes etj.
2-Hipoteken sipas rrethit perkates te cdo qyteti nga Jane doganieret e doganave,pavaresisht se mund te kene dale apo jo ne pension .
Dhe do te shikoni sa te korruptuar ka patur qe sot kane llogari bankare e dy apo tre shtepi…
Te llogaritet paga mujore e secilit dhe te merren ne pyetje se si Ikane siguruar para ne anke e si kane blere shtepi…
Pra,I nderuar z.Urim,kam nje lutje shoqerore qe me autoritetin qe ju jep pozicioni juaj,te
Shkoni Deri tek Zj.Spiropali e t’i shtroni keto propozime qe ju bera me lart!
Cdokush ka dijeni per veprimet antiligjore qe kane kryer disa punonjes e zyrtare neper
Dogana.
Ja pra,le te filloje kontrolli ne llogarite Bankare e Hipoteka per 10 vitet e fundit .
Vetem keshtu do besohet qe lufta Kunder korrupsionit ne Dogana ka filluar !
Ata qe kane shperdoruar detyren. Le te denohen dhe t’u konfiskohet pasurie!
Po perfundoj duke ju pershendetur edhe njehere per kete shkrim!
BRAVO PER SHKRIMIN KESHTU DUHET TA DISKRIMINOJME FIGUREN E KETIJ MASKARAIT QE NA VODHI JETEN PER 22 VJET.
Puna eshte ne qofte se keta koke palaret qe “jane te pa lare” ska dyshim po pse e zgjatni plasini ne burg,mjaft me denoncime cfare prisni populli ju dha shumicen ne kuvend faktoini dhe plasini brenda.