Ka degjeneruar në dhunë dhe në akte vandale protesta e të indinjuarve në Madrid. Bilanci flet për 7 manifestues dhe 20 poilcë të plagosur si dhe për 17 të arrestuar. Dhuna ka shpërthyer në momentin që turma po shpërndahej pas një dite protestash paqësore kundër masave të marra nga qeveria për shkurtimin e buxhetit. Me dhjetëra mijëra persona janë mbledhur në kryeqytetin spanjoll. Rreth 300 shoqata i janë bashkuar protestës për të denoncuar situatën dramatike të vendiit, ku niveli i papunësisë ka arritur pragun e 26 për qindëshit. Por protesta ka pasur dhe kundër ligjit që kushtëzon të drejtën e abortit. Nuk ka pasur asnjë reagim nga qeveria e qendrës s djathtë të Mariano Rajoy, që shënon një popullaritet në rënie.

VR !!! Të paktën këtu janë bashkuar 300 shoqata për të protestuar? Te ne,në shqipëri, nuk ka ndodhur kurrë që të bëhen bashkë më shumë se 3-4 shoqata. Dhe kemi rreth nja 3000 te tilla. Por pothuajse të gjitha janë vjelêse dhe s’kanë asnjë aktivitet serioz që i përket sferës së reagimit qytetar. Kjo është serioze,shumë serioze. Por është dhe skandaloze,shumë skandaloze…!?