Grekët protesuan sot në ishullin e Kretës për të dënuar shkatërrimin e planifikuar të armëve kimike siriane në lindje të Mesdheut, njoftojnë burime policore lokale. ”Sot Kreta i tha ‘jo’ shkatërrimit të arsenalit sirian në Mesdhe”, deklaroi prefekti i Kretës, Stavros Arnautakis, i cili mori pjesë në këtë manifestim të organizuar nga parti të majta dhe nga shoqata ambientaliste.
Protesta u zhvillua në mënyrë simbolike në manastirin ortodoks të Arkadit në Rethimno, në qendër, bastion i rezistencës së banorëve të Kretës ndaj pushtimit osman në shekullin e 19-të.
Ky është manifestimi i dytë masiv në Kretë brenda dy javëve pas atij të 9 marsit, që u zhvillua në La Canée, në lindje të ishullit dhe ku u mblodhën rreth 2 000 persona.
“Nuk është kryer asnjë studim serioz dhe nuk janë bërë të njohura rreziqet e këtij operacioni në rast aksidenti”, u shpreh pedagogu i Shkollës Politeknike të Kretës, Evangélos Gidarakos, i cili mori pjesë në koordinimin e lëvizjes dhe ishte i pranishëm në manifestim.
Procedura e shkatërrimit të armëve kimike siriane në detin Mesdhe ka shkaktaur protesta në Itali dhe Greqi, pavarësisht garancive të qeverive përkatëse se operacioni nuk paraqet asnjë rrezik për ambientin.

NGA ISHULLI I KRETES DERI NE VESH TE EDI RAMES.
qe te mos genjehet me nga “KARAMELET” helmuara te John Kerry-it dhe Valdimir Putinit me shume bamiresi dinake nga pas dhe qe Edi Rama te mos genjeje me shqyptaret ne spjegimet e tij pas pilafit me akuza qe shqyptaret nuk e kishin BOSIN e tyre per “shanset e humbura” te Aleatit Strategjik, ne nje kohe qe LHL-te e Asadit po tmerrojne greket dhe italianet edhe ne det te hapur.