Erla, po mbaje pak veten moj vajzë

anazapta

Letër e nënshkruar

Përparim Halili

Kaq shpesh e ashpër, sa reagon Erla Mëhilli kur sulmohet “Cari” plak i PD Sali Berisha, nuk reagojnë as Argita e Shkëlzeni. Madje ata nuk flasin fare kur u sulmohet babi, veç hapin gjyqe “lekësh” kur I akuzojnë. Madje me kaq ashpërsi e “dhimbje” sa reagon Erla kur sulmohet Saliu, nuk reagon as televizioni “Klan-ABC” i Sandrit, të cilit Saliu i ka dhënë 18 milionë dollarë shpërblim nga taksat e shqiptarëve. Si Erla, nuk reagon madje as dhëndri i tij Arbri. Madje, që të jemi të sinqertë kaq ashpër në mbrojtje të Saliut, nuk reagon e nuk sulmon as ENNNNNO i Lulit. Madje edhe “dr.” Muli, që i doli në mbrojtje në parlament shefit të tij “Car”,nuk ishte aq agresiv sa ishte Erla në “FB”.
Nisur prej faktit që askush tjetër nga familja, nga PD, nga grupi parlamentar, nga anëtërsia në bazë dhe nga bota e biznesmenëve të PD, nuk e “përgënjështroi” përcaktimin “rrotë k…” të bërë bërë prej Ramës për Saliun, na çuditi egërsia e Erlës. Edhe kur Saliu dha teorikisht dorëheqjen nga kryesimi i PD, Erla qau më me ngashërim, se sa qau Saliu, kur vdiq Enveri. Më ngadalë mi Erla, më ngadalë.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *