Adelina Berisha, e cila ditë më parë lansoi videoklipin e saj të ri, baladën e titulluar “Për ty”, ka shpjeguar arsyet e largimit të këtij klipi nga faqja e shpërndarjes së videove, YouTube.
“Së pari ju falënderoj të gjithëve për përkrahjen e këngës time më të re, baladë… ‘Për ty’ kënga dhe videoklipi im më i ri i cili është publikuar, para pak orëve është fshirë nga YouTube për shkak të mosmarrëveshjes së produksionit të klipit me Top-Channel (Top Fest)”.
“Unë jam shumë e lumtur që kënga është pëlqyer shumë nga ju fansa të dashur. Unë ju premtoj që videoklipi do të lansohet në momentin e parë që të mbarojë Top Festi. Ju falënderoj shumë që më përkrahni në çdo hap të karrierës sime, sepse pa ju s’do të isha këtu ku jam sot. Me shumë respekt Adelina Berisha”, shkruan në sqarimin e këngëtares në Facebook.
Kënga “Për ty” është punuar nga Florent Boshnjuaku, teksa videoklipin e ka punuar produksioni ImagineCreative.
http://www.youtube.com/watch?v=Q_6HwrcVnXU
