Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, dhe udhëheqësit e tjerë të G7-ës kanë nisur bisedimet rreth asaj se si t’i përgjigjen aneksimit të Krimesë nga Rusia.
Obama dhe liderët e Britanisë, Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Japonisë takohen në margjina të një samiti për siguri bërthamore në Hagë.
Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, dhe presidenti i Këshillit Evropian, Herman Van Rompuy, marrin po ashtu pjesë në bisedime.
Para takimit të drejtuesve është bërë e qartë se samiti i G8-ës, i planifikuar të mbahet në Rusi këtë vit, nuk do të zhvillohet.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë para bisedimeve se mjedisi politik për samitin e G8-ës në Rusi aktualisht nuk ekziston.

AHAGAGGAGAAAHHHAAAAAAA SA KOM QESH,,,,,,,,,,,,,,,,,,,, NGA G8 E BONEN G7 TANI,,,,,,,,,,,,!!!!!!!!!!!!!!!!