Gjykata rrëzon Ylli Pangon për video-skandalin

anazapta

Gjykata e Shkallës së Parë rrëzoi kërkesë-padinë e ish-ministrit të Kulturës, Ylli Pango, i cili kërkonte që televizioni “Top-Channel” ta dëmshpërblente me vlerën e një milion eurove, pas publikimit të video-skandalit, ku ish-funksionari i lartë shfaqej duke kërkuar favore seksuale ndaj një vajze që ishte kandidate për t’u punësuar. Vendimi u dha nga treshja gjyqësore e kryesuar nga gjyqtari Arben Mullaj dhe dy anëtarët, Arben Konstandini dhe Ardian Kalija. Bëhet fjalë për të njëjtën çështje, që gati tre vjet më parë gjykatësi i Shkallës së Parë, Agim Bendo, i dha të drejtë Pangos dhe dënoi televizionin. Gjyqtari vendosi që emisioni investigativ “Fiks Fare”, të gjobitej me 400 mijë euro, pasi e cilësoi shkelje të privatësisë. Ky vendim u prish nga Gjykata e Apelit, e cila e konsideroi shkelje të rënda proceduriale dhe e dërgoi çështjen për rigjykim dhe po të njëjtin vendim mori edhe Gjykata e Lartë.

 

 

Share This Article
5 Comments
  • Dy gjykata rrezuan vendimin e gjykatesit te ish komun7zmit dhe te Berishes dhe nuk dime se cfare mase parashikon ligji, ne raste te gjykimeve politike dhe hakmarrese.
    Mbas ketij vendimi, ne duam te shohim qe Keshilli i Larte i Drejtesise, duhet te jape masen ndeshkimore ndaj gjykatesit partiak Bendo.

  • Shumë drejt e kini “horri i b..”? Por nuk ka për të ndodhur ajo që ju kërkoni!? Ky bendua ka shume kusure,jo vetëm këtë. Një megalloman i pështire. Vetëm ta shohësh si fryhet rrugës… Bashkë me një shok e qesendisim kur kalon “…shshsh-t, po kalon naltmadhënia juridike,babai i kadinjve të shqipërise,reformatori i madh gjykator…”etj.etj. Nuk e di nëse ” tch ” ka të drejtën e ndonjë kunderpadie? Kunder tipave te tille te neveritshem duhet hapur nje zjarr i madh mediatik… Me keta tipa nuk ikën kurrë nga skena mesjeta ligjore e Shqipërise! Nderime horri !

  • tani bendo ka marre karton te verdhe edhe pse duhej te kishte marre te kuqin direkt,,,,,,,,pas kesaj ndeshje pritet kartoni tjeter qe te skualifikohet ,,,,,,,,,,,!!!!!!!!!!!!!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *