Tiranë, zhduket nëna e divorcuar së bashku me vajzën 2 vjeçe

anazapta

Një grua 31-vjeçare dhe vajza e saj dy vjeçe e gjysmë rezultojnë të humbura prej ditës së premte.

Sipas denoncimit të bërë në polici nga familjarët e Dorina Gjillanit, mësohet se është larguar nga shtëpia në orën 12:00 dhe nuk është kthyer më. Ata shprehen se me vete ka marrë edhe vajzën e vogël, prandaj luten të kontaktohen mbi vendndodhjen. Mësohet se 31-vjeçarja është e divorcuar dhe vuante nga depresioni. Është vendosur edhe një numër kontakti celular 0698232808 ose tek 129.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *