Një shpërthim i fortë eksplozivi ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të djeshëm në fshatin Rrajcë, ku është vendosur nga persona te paidentifikuar një sasi lënde plasëse në banesën në ndërtim e sipër, të T. A., 39 vjeç. Nga shpërthimi i bombës artizanale ka pasur vetëm dëme të lehta materiale dhe mendohet të jetë krijuar nga shpërthimi i një sasie të vogël lënde plasëse. Në pyetje u mor edhe pronari i objektit, ndërkohë që vijojnë hetimet dhe dyshohet se motiv mund të jetë konflikti i pronësisë.
