Video që tregon shpërthimin në banesën e kryekomunarit të Farkës

anazapta

Një video e publikuar në YouTube tregon se banesa e kryekomunarit të Farkës është qëlluar me predhë. Një fakt të tillë e ka pohuar edhe pronari i banesës së shkatërruar Fatbardh Plaku. “Shtëpia ime është qëlluar nga një distancë prej 100 metrash.  Predha ka depërtuar në murin rrethues dhe ka dëmtuar derën”, tha Plaku.

Ai shton se nuk ka dyshime konkrete se kush e ka kryer këtë akt.  “Dhashë sqarimet në polici, por nuk kam dyshime konkrete, sepse nuk kam pasur konflikte dhe presione të drejtpërdrejta për detyrën që kryej”, tha kreu i Komunës së Farkës.

Mësohet se banesa e shkatërruar e Plakut survejohej nga kamera sigurie  Banesa e kryekomunarit të Farkës në kryeqytet është bërë pre e një sulmi me eksploziv mëngjesin e sotëm.

Video

Share This Article
11 Comments
  • Te themi ate qe eshte, dhe kete e di mire, Bardh Plaku ishte bere si beu i fshatit, ndoshta sa ishte qeveria tjeter, por i lumte kur e linin. E gjithe komuna, nepunesit, jane nen hyqmin e tij. Per te marre nje shkrese atje sorollatesh me dite dhe do te paguash. A mund ti jape njeriu llogari ai se si eshte bere aq i pasur dhe qe cdo ndertim ne zonen e tij nuk behet pa miratimin e tij sipas qejfeve dhe interesave te tij dhe te klanit te tij. Nuk ia uroj njeriu ate qe i ndodhi dhe lavdi zotit qe qe pa qeder, por sigurisht nje njeri si ai ka edhe armiq. Por ne jemi popull i trembur se ka nje mije menyra per ta demaskuar dhe nuk duhet te merremi me arme e metoda dhune.

  • Saliu paska inkuadruar edhe kameramanin te filmoje per sulmin.
    Lauresha, dil ne konference shtypi dhe na trego planet e Saliut ne muajin ne vazhdim, do te ishte me shume interes.

  • kamerat e sigurise vendosen ne menyre fikse,kurse kamera e bardhit leviz gjate kohes qe po xhironte duke i bere dhe zoom planit kur do te hidhej predha,Katunari kryetar nuk ka dite me i bo mire llogarite.Kamera kuptohet lehte qe nuk eshte kamera sigurie.Bardhi e ka xhiruar vete se i dridhen duart gjate xhirimit.

  • Fatbardh Plaku eshte beu i dikurshem, i ka paret me metra kub. Ku i gjeti, pyet mileti. Natyrisht jo me pune te paster, se me pune shume shume nje apartament 70 m2 mund te blesh. Thote se s’ka armiq. A thua te mos i kete shkelur kujt ne kallo. Atehere kane shenuar gabim, do
    kene pasur ndermend te qellonin ndonje kasolle te ndonje katunari qyqar. Te tilla gabime.edhe ndodhin.

    • Çiljeta, Çiljeta, ai Bardhi duhet te kete shkel ne shume kallo sa arriti deri ketu!
      Vetem ata qe kane frike nga çfare kane bo e çfare duhet te lajne vejne kamera( a thu kishte edhe m’hale, se katunaret i bojne halet m’oborr

  • Ne kete bot lahen te gjitha gjynahet.Ate qe nuk e beri Sala me 2007,i cili nuk e shkarkoj per zullumet me ndertimet e vilave e pallateve-e beri dora e vuajtur me antitank.Dhe Sala ka goje e flet per tritolet qe i ve Rama???Tritolet nuk do sosin kurr deri sa Sala legalizoi armet,municionet,duke then se”çdo njeri ne shtepi duhet te ket nje arme”,ku,ku per shqiperin ne ç’derexhe e kasandisi vendin ky i mallkuar i ardhur nga shpellat e Viçidolit.

  • 18 vjet kryekomunar dhe nuke paske probleme? Plako shiko mos ta ka ardhur gje nga gruaja meqe ti qenke i ndershem….apo ta vendosi Saliu qe te akuzoj qeverine….mbidhe menjdjen Plako shterngo mire sumen se kjo ishte vetem per te treguar se je ne list dhe jo se te kane harruar…

  • shiko cfare shteti jemi…..18 vjet kryekomunar dhe ska konflikt. e vertete se abuzimi me token nuk eshte shkelje ligji……ndroni kushtetuten. obama 8 vjet president , presidenti farkes 18 vjet
    ju lutem mosi bini k@rit me grusht.

  • Jam dakord me komentues Bertin. Ajo kamera e levizshme te jep pershtypen sikur ka pritur qe predha te beje punen e saj. Duket tamam si pune e stisur…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *